• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Fundviti, qeveria rregullon bilancin me një akt-normativ

by Java News
20/12/2016 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Siç është bërë tashmë traditë në fund të vitit fiskal, qeveria ka bërë gati një akt ndërhyrës, për të rialokuar fonde nga buxheti, duke ndryshuar destinacionin e tyre, për të përmbushur disa shpenzime me ndikim kryesisht social, por edhe investues.

Vetëm një ditë pas miratimit të buxhetit 2017 nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, qeveria ka ndërhyrë në bilancin e vitit aktual. Në këtë mënyrë, buxheti i këtij viti pëson ndryshimin e dytë në pak muaj.

Gjithnjë nëpërmjet një Akti Normativ, që në fakt është akt nënligjor, i cili duhet të konfirmohet nga ana e parlamentit në mënyrë që të kthehet në ligj. Ministria e Financave ka dërguar këto ditë në Këshillin e Ministrave Aktin e dytë Normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2016. Në muajin korrik qeveria bëri ndryshimin e parë të buxhetit.

Ndërkohë, vitin e kaluar, ajo vuri dorë, madje, tri herë në Buxhetin e Shtetit, të trija herët nëpërmjet akteve normative, për të mos pritur afatet që sjell shqyrtimi nëpër komisionet parlamentare. Sipas treguesve fiskalë të atij Akti të këtij viti, u ul plani i të ardhurave me -1.1%, ose me një reduktim me vlerë në 4.4 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet buxhetore janë shkurtuar me 3.1 miliardë lekë ose 0.7%. Por një gjë e tillë nuk parashikohet në Aktin aktual. Pra, treguesit kryesorë të buxhetit, si niveli i të ardhurave, ai i shpenzimeve dhe defiçiti buxhetor, nuk ndryshojnë.

Ndryshimet kryesore pra kanë të bëjnë me shpenzimet e fundit të vitit, që kanë mbetur pa u realizuar nga dikastere të ndryshme, apo janë në përbërje të rezervës buxhetore. Kjo bëhet edhe për të mbuluar nga buxheti faturën në vlerë 4 miliardë lekë, ose rreth 30 milionë euro, që u premtua për të shpëblyer me 6 mijë lekë çdo pensionist, në qytet e fshat, si dhe me 2 mijë lekë çdo person me aftësi të kufizuar, apo familje në ndihmë ekonomike.

Shpërblimet nuk do të financohen me borxh, sikurse është kritikuar nga ana e opozitës kohët e fundit, por, sipas qeverisë, paratë janë siguruar nga kursimet në fondin e pagave dhe disa zëra të tjerë të shpenzimeve. Për këtë, kërkohet nja akt me fuqinë e ligjit për të ndryshuar destinacionin e fondeve.

Ndryshimi i dytë më i rëndësishëm ka të bëjë me shlyerjen e 3.6 miliardë lekëve borxhe të prapambetura ndaj privatëve në sektorin e ujësjellësit dhe atë të infrastrukturës rrugore. Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një rishpërndarje fondesh, pasi këto para do të merren nga ato investimet, të cilat kanë patur një ecuri të ngadaltë realizimi.
Veç shlyerjes së borxheve të prapambetura, qeveria i shton 3.3 miliardë lekë ose 25 milionë euro pushtetit vendor përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Gjithsahtu edhe ky ndryshim është një rishpëndarje fondesh. Paratë, të cilat do të financojnë ndërtimin e rrugëve rurale apo shkollave të reja, janë siguruar nga kursimet në transfertën e energjisë, si dhe nga ndihma ekonomike.

Drejtoria e Emergjencave Civile përfiton, ndërkohë, nëpërmjet këtij rishikimi buxhetor, një shtesë prej 450 milionë lekësh për shlyerjen e dëmshpërblimeve për të goditurit nga fatkeqësitë natyre, kryesisht përmbytjet, të akumuluara gjatë periudhës 2013-2016, ndërsa 142 milionë lekë të tjera shkojnë për detyrimet e mirëmbajtjes së rrugëve.

ma.me
Next Post
Paralele të frikshme: Vrasja e Karlovit si ajo arqidukës Franz Ferdinand, a po vjen lufta?

Paralele të frikshme: Vrasja e Karlovit si ajo arqidukës Franz Ferdinand, a po vjen lufta?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 1, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Mbi islamofobinë si sëmundje

March 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Mars 2026

March 1, 2026
Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

March 1, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Putin: Vrasja e Khameneit, cinike! Shkel ligjin ndërkombëtar

March 1, 2026
Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

March 1, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

March 1, 2026
Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

March 1, 2026
Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

March 1, 2026
Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In