• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fundosja e anijes ruse “Moskva” ende një mister, u godit nga Ukraina, apo u fundos nga zjarri?

by Java News
16/04/2022 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E goditur dhe fundosur? Vetëm një zjarr në bord dhe më pas anija u mbyt? Rusia tani ka pranuar humbjen e anijes “Moskva”. Por si u fundos ajo?

Anija raketëmbajtëse ruse “Moskva” është fundosur. Informacionin e kanë konfirmuar edhe burimet ruse. Anija kryesore e Flotës ruse në Detin e Zi u fundos gjatë një stuhie, thuhet në kumtesën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, të lëshuar të enjten në mbrëmje. Teksa anija po tërhiqej drejt një porti, ajo humbi “stabilitetin” dhe u fundos në det.

Ministria ruse pohon se fundosja e anijes “Moskva” ka ndodhur për shkak të një dëmtimi. Ky dëm thuhet se ishte pasojë e një “zjarri të shkaktuar nga shpërthimi i municioneve”, njofton agjencia shtetërore ruse TASS, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Aksident apo sulm?

Zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë raportuar më parë se anija ruse është goditur nga një raketë ukrainase. Guvernatori i rajonit jugor të Ukrainës, Odessa, Maxym Marchenko, ka bërë të ditur se “Moskva” është qëlluar me raketa ukrainase të tipit “Neptun”.

Të enjten në mbrëmje, pala ruse ka bërë të ditur se ekuipazhi i anijes është evakuuar në tërësi dhe ka kaluar në anije të tjera të Flotës së Detit të Zi, pas një zjarri të shkaktuar në anijen “Moskva”. Vetëm pak orë para se “Moskva” të fundosej, Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se kryqëzori, i cili ishte i pajisur me raketa, ishte ende në gjendje të lundronte pavarësisht dëmtimeve.

Qëndrimi amerikan

Një zyrtar i lartë i amerikan i mbrojtjes tha në Uashington të enjten se ende nuk ishte e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe cili ishte shkaku i dëmtimit të kryqëzorit rus të raketave. Besohet se anija ka qenë diku rreth 60 deri në 65 milje detare në jug të qytetit ukrainas Odessa, në momentin kur ka ndodhur shpërthimi. “Për momentin nuk mund të themi definitivisht se çfarë e shkaktoi këtë shpërthim dhe zjarrin e mëvonshëm”.

Mund të ketë qenë pasojë e një sulmi raketor, por mund të ketë pasur edhe arsye të tjera, pohon pala amerikane. Rreziku i zjarreve dhe shpërthimeve në anije të tilla është në përgjithësi i lartë, sepse në bord ka lëndë që mund të ndizen dhe shpërthejnë, tha ai. Prandaj, është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm para se të nxjerrin konkludime.

Anija ishte ende në gjendje të lëvizte edhe pas shpërthimit. Ajo ishte nisur në lindje, në drejtim të Sevastopolit, për t’u riparuar atje. Zyrtari i mbrojtjes tha se disa anije të tjera ruse që operonin më parë pranë lumit Moskë në veri të Detit të Zi janë zhvendosur më në jug, bëjnë të ditur burimet amerikane të inteligjencës.

Fundosja e anijes “Moskva” është një nga humbjet më të mëdha materiale për ushtrinë ruse që nga fillimi i sulmit ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Anija “Moskva” është ndërtuar në kohën sovjetike, së bashku me anijet e tjera të Flotës së Detit të Zi. Ato kanë bllokuar portin jugor të Ukrainës, Mariupol.

Kryqëzori “Moskva” mund të pajisej me 16 raketa me rreze të gjata. Tërheqja e kësaj anije nga arsenali redukton fuqinë luftarake të Rusisë në Detin e Zi. /DW

Next Post
Preferencat/ Nga Sandokani tek Ezeli apo Ronaldo, si ua vendosin shqiptarët emrin fëmijëve

Preferencat/ Nga Sandokani tek Ezeli apo Ronaldo, si ua vendosin shqiptarët emrin fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndëshkohen shoferët e “zgjuar”, 325 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit! Hiqen me karrotrec makinat që bllokojnë korsitë

Ndëshkohen shoferët e “zgjuar”, 325 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit! Hiqen me karrotrec makinat që bllokojnë korsitë

February 16, 2026
Rama në Kosovë, pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

Rama në Kosovë, pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

February 16, 2026
Osmani për luftën në Kosovë: Një histori me gjak nuk mund të fshihet!

Osmani për luftën në Kosovë: Një histori me gjak nuk mund të fshihet!

February 16, 2026
Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

February 16, 2026
“Alienët janë realë, por nuk mbahen në zonën 51”/ Obama sqaron deklaratën e fortë: S’ka prova që kanë…

“Alienët janë realë, por nuk mbahen në zonën 51”/ Obama sqaron deklaratën e fortë: S’ka prova që kanë…

February 16, 2026
Helmimi në kopshtin e Gramshit, reagon AKU: Nga përgjigjet e analizave deri tani nuk ka salmonelë!

Prindërit në panik, epidemiologu: S’ka shpërthim të fruthit në institucionet parashkollore!

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Pretenca ndaj ish-krerëve të UÇK/ Ironizon Rama: Nëse ata do varrosen për së gjalli, arrestimet të vijojnë me Tony Blair

Pretenca ndaj ish-krerëve të UÇK/ Ironizon Rama: Nëse ata do varrosen për së gjalli, arrestimet të vijojnë me Tony Blair

February 16, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 17 Shkurt 2026

February 16, 2026
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Pezullimet / PS depoziton në Kuvend pr.ligjin për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale! Ja përmbajtja

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In