Kushtet e qëndrueshme atmosferike vijojnë në vend duke diktuar mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë territorin.
Kjo situatë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta mbetet prezente edhe gjatë fundjavës.
Fillimjava rikthen reshje me intensitet mesatar dhe të ulët në të gjithë vendin, situatë e cila do të vijojë deri ditën e premten kur priten sërish kthjellime.
Përsa i përket temperaturave të ajrit vijon rritja e tyre ku vlerat minimale do jenë 3 gradë Celcius ndërsa maksimumi deri në 18 gradë në zonat perëndimore.
/a.r