Policia e kryeqytetit ka njoftuar për arrestimin e 4 personave pë çështje të ndryshme penale, duke nisur nga përplasjet fizike për motive të dobëta deri tek vjedhja dhe shkelja e ligjit në drejtimin e automjetit.
Më datë 09.10.2016, u arrestua shtetasi Sokol Hasani, 48 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Vath Koreshi”, për motive të dobëta, ka goditur në pjesën e fytyrës shtetasin A. N., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Parashikuar nga Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 09.10.2016, u arrestua shtetasi Thanas Foto, 56 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, sepse ka shitur pa dijenin e tih, rreth pikturat që shtetasi T. H., 62 vjeç, i ka lënë para disa ditësh tek shtetasi Thanas Foto, ku një pjesë të tyre, i ka gjetur në shitje në pazarin e ri. Parashikuar nga Neni 143 i Kodit Penal.
Më datë 09.10.2016, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur një pikë karburanti, me punonjës E. T., 38 vjeç, të cilit një person i paidentifikuar i ka marrë shumën prej 17 200 mijë lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 09.10.2016, u arrestua shtetasi Armand Ll., 25 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Sadik Petrela”, u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Nissan”. Parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal./java/a.k