Reshjet e shiut mbeten prezente në vendin tonë. Madje, sipas sinoptikanëve, herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve afatshkurtra.
“Reshjet në veri më shumë, në jug dhe zonat qendrore më pak. Reshjet e shiut në formën e rrebesheve”, tha Hakil Osmani nga Meteoalb.
“Vlerat maksimale do të arrijnë 16–17 gradë të shtunën, ndërsa vlerat minimale në veri 4–5 gradë. Dita e dielë do sjellë ulje të vlerave”.
Sipas meteorologëve, në orët në vijim era do të vijojë të jetë problematike, sidomos në zonat bregdetare.
“Era më e fortë këtë të premte, më pas dobësim të saj, do të jetë erë mesatare”.
Pavarësisht se dita e diel në mesditë do të sjellë ndërprerje të reshjeve, sërish java e ardhshme, sipas meteorologëve, do t’i ketë prezente reshjet.











