Fundjava e Pashkëve ortodokse ka sjellë fluks emigrantësh që kthehen nga Greqia për të festuar në Shqipëri.
Në pikën e Kakavijës është formuar një radhë automjetesh një kilometër e gjatë, në pritje për të hyrë në Shqipëri.
Nga ana shqiptare po punohet me katër sportele për të përballuar fluksin.