• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fundi pa lavdi i një tentative për politizimin e universiteteve

by Alfred Peza
11/02/2019 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U duk sikur krejt papritur, pas rikthimit të normalitetit të mësimit në Fakultetin Ekonomik, këtë të hënë të liroheshin edhe ambjentet e bllokuara në Fakultetin e Histori- Filologjisë e më pas edhe atij Juridik në Universitetin e Tiranës. Pas kësaj, praktikisht nuk ka mbetur më asnjë “celulë” apo “ishull” i izoluar nëpër ambjentet e institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri, që të mbajë peng në emër të studentëve të vërtetë, vijimin e këtij viti akademik.

Kjo do të thotë, se edhe “de jure” edhe “de facto”, edhe teorikisht edhe praktikisht, të 130 mijë studentët, pedagogët dhe stafet ndihmëse të universiteteve, pas dy muajsh, i janë rikthyer 100% jetës dhe aktivitetit të tyre normal të mëparshëm. Duke shënuar në këtë mënyrë, edhe rënien e bishtit të zgjatur nga partitë politike të një proteste, kauza e drejtë e së cilës në fillim, u tentua më pas që të grabitej, keqpërdorej dhe të shndërrohej në vazhdimin e qëllimeve të opozitës, me mjete të tjera.

Tani që ky kapitull u mbyll dhe ka nisur një kapitull i ri, edhe më i rëndësishëm se i pari për fatin e arsimimit të brezave të rinj të shqiptarëve, duke patur të plotë gjithë mozaikun e zhvillimeve, mund të nxjerrim disa konkluzione paraprake:

E para, qeveria ka patur mundësi gjatë këtyre 60- 70 ditëve të fundit, që të shohi në një pasqyrë të qartë dhe gjigande, të gjitha defektet e sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri, për të nxjerrë mësimet e nevojshme për eleminimin sa më të shpejtë dhe me sa më pak kosto për studentët e familjet e tyre dhe me sa më shumë përfitime për shoqërinë në të ardhmen.

E dyta, gjithkush pati mundësi që të shohë se të rinjtë shqiptarë që kanë lindur pas vitit të mbrapshtë 1997 dhe që sot janë studentë, janë një trupë e cila ndryshe nga brezi i prindërve të tyre, kanë një mentalitet të ri dhe një kulturë të re reagimi qytetar, që duhet lexuar drejtë dhe duhet marë shumë më tepër në konsideratë nga elita jonë politike, në të ardhmen.

E treta, përveç probemeve që duhen adresuar dhe zgjidhur brenda sistemit akutal të institutcioneve të arimit të lartë, duket të jetë një emergjencë kombëtare, rregullimi i nivelit të mësimdhënies, vettingu i titujve dhe gradave shkencore, transparenca e administrimit të fondeve e investimeve, rritja e vlerës së diplomës dhe lidhje e saj me tregun e punës në Shqipëri.

E katërta, post-greva e studentëve të vërtetë, e cila tentoi që të bllokonte dhe paralizonte vijimin normal të mësimit nëpër universitete, tregoi se institucionet e arsimit të lartë janë shndërruar në inkubatorë të forumeve rinore dhe partive politike, duke u shndërruar në disa raste, edhe në seli të tyre. Ndaj, duket që të jetë urgjent operacioni i depolitizimit të universiteteve në Shqipëri.

E pesta, reformimi i arsimit të lartë është një proces delikat që kërkon vullnet por edhe vizion. Kërkon durim në vijimësi dhe strategji të qartë. Pakti për Universitetin është një mundësi e mirë për të nisur një etapë të re në këtë drejtim.

Qeveria duhet të shohi tek protestuesit e vërtetë, që u ngritën në fillim të dhjetorit për realizimin e kërkesave të tyre të drejta, jo armiqtë e rinj, por aleatët e vet më të mirë, në procesin e ri e të pandalshëm të reformimit dhe strukturimit të thellë e modern të institucioneve të arsimit të lartë.

Sot u shënua fundi pa lavdi i një tentative për ta shndërruar në politike protestën në universitete. Nesër duhet të nisë një rrugë e re, për për universitetet shqiptare.

Next Post
Përplasja e ashpër me SHBA, presidenti i Iranit nuk tërhiqet: Do t’i zgjerojmë kapacitetet ushtarake

Përplasja e ashpër me SHBA, presidenti i Iranit nuk tërhiqet: Do t'i zgjerojmë kapacitetet ushtarake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In