• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fundi i vitit po afron”, Lleshaj thirrje qytetarëve: Nxitoni për të aplikuar për kartat e identitetit në çdo pikë të ALEAT

by Ardit Rada
15/10/2020 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme e MB-së Elena Pici dhe drejtues të Gjendjes Civile zhvilluan një vizitë në ambientet ku prodhohen dokumentet biometrike për shtetasit shqiptarë.

Përfaqësuesit e kompanisë koncesionare garantuan kapacitetet për të prodhuar në kohë gjithë ID kartat dhe pasaportat.

Ministri Lleshaj apeloi për gjithë qytetarët që u skadojnë dokumentet e identifikimit të nxitojnë t’i rinovojnë, pasi në fund të vitit pritet të ketë fluks aplikimesh.

Mungesa e dokumenteve të vlefshme do t’i pengojë qytetarët të marrin shumë shërbime.

Prononcimi i ministrit Lleshaj për media:

Pajisja e shtetasve shqiptarë me karta identiteti dhe pasaporta është një proces i gjatë, i cili fillon në zyrat e aplikimit dhe përfundon te mjediset e kontraktorit, “Aleat”, ku kemi ardhur për të parë sesi po funksionon ky proces.

Me këtë rast dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët duhet të nxitojnë për të aplikuar, të shfrytëzojnë kohën, të shfrytëzojnë dhe kapacitetet e lira të kontraktorit, partnerit tonë në këtë proces, për arsye se fundi i vitit po afron shumë shpejt. Me fundin e vitit mbaron vlefshmëria dhe afatet e tolerancës ndaj shumë kartave apo pasaportave.

Fillimi i vitit të ri do të shoqërohet me kufizime të mëdha për ata që nuk kanë një kartë të vlefshme, për arsye se shumica e shërbimeve që ofrohen sot në Republikën e Shqipërisë lidhen me një kartë të vlefshme, për të mos përmendur dhe zgjedhjet që po afrohen, të cilat gjithashtu do të kërkojnë një kartë të vlefshme për çdo qytetar.

Ndaj edhe njëherë e gjej me vend t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të nxitojnë për të aplikuar dhe për të kursyer orët e stresit në fund të vitit, gjë që nuk ka ndodhur rrallë!

Me këtë rast pata mundësinë të shikoj nga afër procesin që zhvillohet këtu, një proces i certifikuar, me standardet më të mira ndërkombëtare. Gjej rastin t’i falënderoj edhe publikisht përfaqësuesit e kompanisë që janë të përfshirë në këtë proces të rëndësishëm për prodhimin e kartave dhe pasaportave të shqiptarëve, dokumente që mundësojnë ndër të tjera edhe udhëtimin e lirë të shqiptarëve nëpër botë..

/e.rr

Next Post
Rritën me marrëveshje të fshehtë çmimet për maskat, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 24 depo farmaceutike

Rritën me marrëveshje të fshehtë çmimet për maskat, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 24 depo farmaceutike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

February 25, 2026
Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

February 25, 2026
Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

February 25, 2026
Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

February 25, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

“Serbia, panik i pajustifikuar”, Shqipëria në Gaza, Vengu: Ende pa zonë, numri i trupave i pacaktuar

February 25, 2026
“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

February 25, 2026
UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

February 25, 2026
Mbreti i Panairit

Qeveri e keqe

February 25, 2026
Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

February 25, 2026
SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In