• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fundi i mjerë i një presidence të mjerueshme

by A R
09/12/2020 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Washington Post

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, duke folur për dy kriza kombëtare me madhësi historike (ekonomia dhe pandemia), vuri edhe njëherë në dukje se edhe në javët e tij të fundit në detyrë, presidenti Trump preferon të përqendrohet në komplotet e çmendura që synojnë të përmbysin një zgjedhje demokratike në vend sesa mbi kërcënimet e afërta për jetën dhe mirëqenien e amerikanëve.

Në një konferencë shtypi, presidenti i ardhshëm foli për vendin dhe papunësinë e madhe që ka mbërthyer Amerikën.

Presidenti aktual nuk u mundua ta trajtojë atë si çështje por Biden pranoi se “është thellësisht shqetësuese që rënia e papunësisë së përgjithshme [në 6.7 përqind] gjatë muajit të kaluar u nxit nga njerëz që po tërhiqeshin nga tregu i punës plotësisht. … Gjatë tre muajve të fundit, 2.3 milion njerëz ishin të papunë – rritja më e madhe e papunësisë e regjistruar ndonjëherë.

Biden inkurajoi ligjvënësit të miratojnë një projekt-ligj stimulues dhe premtoi se do të bëhej më shumë se sa u premtua. (“Amerikanët kanë nevojë për ndihmë, dhe ata kanë nevojë për të tani, dhe do të kenë më shumë nevojë në fillim të vitit të ardhshëm.”)

Ndërsa vazhdon të merret me pretendimet se zgjedhjet janë manipuluar, Trump ka hequr dorë nga përgjegjësia dhe nuk ka pranuar të mbajë pretendimin që ka dhënë në fillim të qeverisjes.

Mosbesimi në administratën Trump është kthyer në mosbesim ndaj shkencës, duke shtuar një lëvizje tashmë të fuqishme anti-vaksinë.

Çfarë ka bërë administrata aktuale për të lehtësuar procesin e vaksinimit?

Mesa duket asgjë. Parashikimi i Biden për  mbi 200,000  viktima  deri në fund të vitit mund të jetë tmerrësisht i saktë.

Trump është konsumuar jo me kërcënimet e dyfishta të një përkeqësimi të recesionit ekonomik dhe pandemisë, por edhe me faktin se ka mohuar  se ka humbur zgjedhjet.

Gjykatë pas gjykate, dhe më shumë se 40 prej tyre hodhën poshtë akuzat e tij të pabazuara për mashtrim. Në Wisconsin, Gjykata e Lartë e Shtetit dha një verdikt brutal mbi përpjekjen për të përmbysur zgjedhjet:

“Kjo është një rrugë e rrezikshme që po na kërkohet të ndjekim”,  paralajmëroi gjyqtari Brian Hagedorn, në Twitter.

Trump humbi gjyqet edhe në Nevada, Minesota, Michigan, Arizona dhe Georgia.

Sipas çdo standardi, ai po përballet me poshtërim të vazhdueshëm në gjykata. Përveç  faktit që ai ka pranë shumë gjyqtarë të krahut të djathtë, republikanët nuk mund të tregojnë për asnjë përfitim që rrjedh nga katër vitet e tij në detyrë, por më tepër dëm.

Trump lë pas një situatë kaotike: një humbje neto prej më shumë se 3 milion vendeve  punë dhe qindra mijëra amerikanë të vdekur.

Fati politik i republikanëve nuk ka shkuar edhe aq mirë.

Baza e tyre është e tjetërsuar si kurrë më parë. Deri në fund, shumica e anëtarëve republikanë të Kongresit kanë ruajtur  reputacionin e tyre në kurriz të një presidenti shkatërrues, racist dhe plotësisht të paaftë.

Një studim i publikuar  nga republikanët në Kongres zbuloi se vetëm 27 nga 249 pranuan fitoren e Biden. Shumica dërrmuese ishin tepër frikacak për të dhënë një përgjigje përfundimtare.

GOP tashmë është kthyer thjesht në një kazan të mbushur me pendesa dhe paranojë – një parti që mbijeton nëpërmjet një web-i gënjeshtrash dhe duke tmerruar votuesit e saj.

Shpresa e vetme e amerikanëve është që republikanët që do të qëndrojnë në Kongres nuk do të jenë efektivë për të penguar procesin ashtu siç ata edhe presidenti i tyre që humbi nuk ishin në qeverisjen e vendit. Përktheu Sonila Backa/abc

Next Post
U vra nga policia/ Të rinjtë e FRPD-së marshim-protestë për vdekjen e Klodian Rashës

U vra nga policia/ Të rinjtë e FRPD-së marshim-protestë për vdekjen e Klodian Rashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In