• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Fundi i luftës është larg”/ Borell: Furnizimi me armë i Ukrainës po shteron…

by
30/08/2022 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrat e Jashtëm të BE-së u mblodhën të martën në Pragë për një takim jozyrtar për të diskutuar për Rusinë dhe luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në sigurinë e shteteve anëtare të BE-së. Në takimin në kryeqytetin çek morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të OKB-së, NATO-s dhe Parlamentit Evropian.

Takimi pritet të trajtojë çështjen e rritjes së prodhimit të armëve, trajnimit të ukrainasve dhe mundësinë e ndalimit të vizave turistike për shtetasit rusë.

Në diskutimet që po mbahen në kryeqytetin çek, ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes të BE-së diskutuan mbi mënyrat për të rritur prodhimin e armëve, për të shtuar trajnimin ushtarak të forcave ukrainas,e ndërsa fundi i luftës në Ukrainë, që ka nisur në shkurt, nuk duket në horizont.

“Ne po i shterojmë rezervat tona,” të armëve u tha gazetarëve në Pragë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

 

 

“Ne po i ofrojmë Ukrainës aq shumë kapacitete ushtarake sa duhet të rimbushim rezervat tona. Ukraina ka nevojë për mbështetje. Por, ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën me më shumë iniciativa si misionet e trajnimin që do të diskutojnë ministrat”, tha zoti Borell.

Ministrat evropian do të diskutojnë se çfarë roli mund të luajë BE-ja në trajnimin e rekrutëve të rinj ukrainas në tokën evropiane, pasi numri i ushtarëve të vrarë po rritet ndërsa oficerët që normalisht mund të ofrojnë trajnime janë të angazhuar në betejë.

“Ne po trajnojmë ushtarë ukrainas në Britani dhe po punojmë me Gjermaninë për një trajnim të ri mbi çminimin. Ne mendojmë se ky është hapi i duhur për të ndërmarrë tani”, tha Kajsa Ollengren, ministrja holandeze e mbrojtjes.

Ministrat e jashtëm gjithashtu do të diskutojnë nëse do të vendosin kufizime të mëtejshme vizash ndaj rusëve, një përpjekje për të rritur presionin ndaj Presidentit Vladimir Putin, pasi lufta që ai filloi gjashtë muaj më parë ka shkaktuar humbje të mëdha ekonomike për gjithë botën.

Kremlini reagoi duke kritikuar thirrjet e disa udhëheqësve evropianë për ndalimin e vizave për turistët rusë, duke thënë se propozimet ishin “jorracionale” dhe manifestimi i fundit i agjendës anti-ruse të Perëndimit.

Megjithatë, agjencia e lajmeve “Reuters” raporton të ketë parë një memorandum ku dy vendet kryesore të BE-së, Franca dhe Gjermania janë shprehur kundër propozimeve për të kufizuar vizat për rusët.

“Ne e dimë se ka këndvështrime të ndryshme midis evropianëve për këtë çështje. Këto janë vendime shumë serioze që kanë në shënjestër veçanërisht qytetarët tanë. Natyrisht, vendime të tilla nuk mund të kalojnë pa përgjigje. Por në çdo rast, kur të përgjigjemi, do ta bëjmë në atë mënyrë që i përshtatet më së miri interesave tona dhe mbron interesat e qytetarëve tanë”,tha zoti Peskov.

Vendet anëtare lindore dhe nordike të BE-së janë ato që kanë argumentuar fuqishëm për një ndalim të plotë të vizave turistike për rusët, duke thënë se udhëtimi në Evropë është një privilegj, jo një e drejtë./VOA/

/e.d

Next Post
Lufta/ SHBA: Rusia merr dronë luftarake me defekte nga ushtria e Iranit, është e mundshme si pjesë e…

Lufta/ SHBA: Rusia merr dronë luftarake me defekte nga ushtria e Iranit, është e mundshme si pjesë e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In