• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fundi i botës sipas Majave, misteri i kalendarëve të lashtë dhe teoria befasuese

by A R
19/01/2017 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në murin e një strukture të vogël, varrosur nën mbeturinat e pyjeve në Guatemala, arkeologët kanë zbuluar shënime në lidhje me kalendarin hënor Maja, të cilat ata thonë se mund të jenë të dhënat e para të njohura nga përfaqësues të këtij qytetërimi të lashtë.

Këto shënime i përkasin të njëjtit kalendar Maja që është menduar ndonjëherë gabimisht të parashikojë fundin e botës në 21 dhjetor 2012. Hulumtuesit, të cilët ndihmuan në zbulimin dhe dëshifrimin e këtyre shkrimeve, thanë se kalendari Maja parashikon një progresion të madh në këtë periudhë, e cila do të fillojë në dhjetor të këtij viti, si një cikël i ri kalendarik.

Ekspertë nga Universiteti i Bostonit thonë se kalendari Maja do të vazhdojë për miliarda e triliona vjet në të ardhmen, një numër i madh që ne nuk mund as ta imagjinojmë.

Nënshkrimet e zbehta numerike në mure në Guatemala masin kohën në përiudha gjashtë mujorë, bazuar në ciklet e hënës. Gjithashtu janë gjetur foto të vogla të perëndive të Majave.

“Duket shumë  qartë se ajo që kemi këtu është një kalendar hënor”, thotë një tjetër studiues.

Ka mundësi që numrat në mur të jenë shkruar nga një prift, i cili mund të ketë qenë një figurë e rëndësishme e fisit Maja,pasi monarkët ishin shumë të interesuar në astronomi dhe mundoheshin të harmonizonin ritualet e shenjta me ngjarjet në qiell.

Muri u përdor në të njëjtën mënyrë ashtu si një shkencëtar i kohëve moderne mund të përdor një tabelë të bardhë, të shkruajë në të formulat më të shpeshta, në vend që t’i shkruajë ato në një liber.

Fakti që këto detaje kalendarike ishin gdhendur në mur, ka bërë që ato të rezistonin  më mirë se në çdo libër, pasi asnjë libër nuk ka mbetur që nga periudha kur  janë bërë mbishkrimet, ndoshta rreth vite 800 pas Krishtit, thonë studiuesit shkruan Standard.al.

Përveç numrave te gdhendur, ka pasur foto në muret e tjera të strukturës, duke përfshirë një imazh të një mbreti, të ulur mbi një fron.

Këto piktura ishin arti i parë Maja i gjetur në muret e një shtëpie, thonë studiuesit.

Struktura, e mbuluar me vegjetacion, u zbulua në vitin 2010 në kompleksin e shkatërruar Maja, në Xultun në një zonë të pyjeve të Guatemalës. Xultun, një herë e një kohë shtëpia e dhjetëra mijëra njerëzve, shtrihet mbi 31 km katrorë dhe mijërave strukturave që kanë mbetur ende pa u zbuluar.

Është e pazakontë që këto gjetje të ekzistojnë. Shkrime të tilla dhe vepra arti mbi mure nuk rezistojnë në ultësirën e Majave, sidomos në një shtëpi të varrosur vetëm një metër nen sipërfaqe./a.m.

Next Post
Të çmendurit, gjykata e Tiranës izolon 3 persona në muaj

Ndërtuesi mashtrues, Xhelal Hoxha, dënohet me 11 vite burg për një borxh prej 50 mijë €

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In