Një person i ka dhënë fund jetës tragjikisht, duke varur veten. Burime nga policia thanë se, ngjarja ka ndodhur në Yrshek, në periferi të Tiranës, ku 35- vjeçari me inicialet E. B., është gjetur i pajetë.
Policia e kryeqytetit ka njoftuar se kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur kufomën e të riut, të varur pranë banesës.
Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se vetëflijimi është kryer në gjendje të rënduar depresive, për rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar. (java / r.a)