• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fund radhëve të pritjes dhe ryshfetit, Manastirliu: 41 shërbime online nga 1 janari

by Java News
03/01/2020 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke filluar nga 1 janari qytetarët nuk kanë arsye të paraqiten në sportele për të rezervuar datën dhe orën për kryerjen e ekzaniminive pasi ato do të kryhen online apo për të rinovuar kartën e shëndetit. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e cila nga qendra shëndetësore nr. 9 dhe poliklinika e specialiteteve nr.2 tha se brenda vitit, 91 % e shërbimeve të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale do të ofrohen online për qytetarët duke ulur burokracitë dhe rradhët e pritjes në sportele.

“Shërbimet në shëndetësi janë lehtësuar duke u transformuar nga shërbime në letër në shërbime online.Janë 41 shërbime të cilat prej datës 1 janar kanë kaluar online, nga shërbime me letër të cilat ishin rinovimi i kartës së shëndetit apo rezervime të cilat do të duhet të vinin këtu qytetarët për të ndryshuar një ekzaminim apo një konsultë, tashmë do të mundet që nëpërmjet platformës unike e-albania këto informacione, rezervime apo qofte rinovime të kartës së shëndetit të kryhen online”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se do të jenë më shumë se 24 mijë veprime të cilat do të eliminohen gjatë vitit 2020 për sa i përket kartës së shëndetit, Manastirliu tha se nga 1 janari do të ulen burokracitë pasi do të jetë administrata përgjegjëse për tërheqjen e dokumentave nga njëra zyrë në tjetrën.

“Ndihmon qytetarët, ul burokracitë, sorollatjet, rradhët nëpër sportele por gjithashtu eliminon rryshfetin.

Do të jenë 40 sportele të cilat do të dedikohen gjatë kësaj periudhe informacionit ndaj qytetarëve për të aplikuar edhe për të aksesuar platformën e-albania.

Do të jenë shumë veprime të cilat kryheshin më parë në letër dhe që qytetarëve u duhej që të merrnin dosje të mëdha nga strukturat e shtetit për t’i depozituar përsëri në strukturat e shtetit apo për të aplikuar të cilat tashmë do të jenë një përgjegjësi e administratës për t’i tërhequr nga njëra zyrë tek tjetra. Qytetari do të ketë vetëm ato dokumenta individiale të cilat do të shoqërojnë aplikimin e tij”, tha ministrja.

Janë 75 shërbime të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që do të ofrohen online përmes Sistemit të Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik brenda vitit 2020. 41 prej tyre do të ofrohen nga data 1 janar, 10 shërbime me 30 qershor; 24 shërbime deri në fund të 2020.

Nga totali i shërbimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të jenë 18 shërbime që nuk do të kalojnë online pasi lidhen me ofrimin e drejtpërdrejtë të shërbimeve në qendrat e kujdesit social, ankesat dhe kërkesat e qytetarëve apo marrëveshjet e ndryshme. /e.s/

Next Post
Emigrantët lënë Shqipërinë pas festave, radhë të gjata në pikat kufitare

Emigrantët lënë Shqipërinë pas festave, radhë të gjata në pikat kufitare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In