Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka reaguar ndaj akuzave të deputetit demokrat, Edi Paloka.
Deputeti i PD akuzoi Edi Ramën për një udhëtim në muajin prill në Monte Carlo, ku sipas tij kryeministri ka qenë i shoqëruar nga deputetët e tij më besnik në një prej hoteleve më luksoze.
Në reagimin e tij Fuga shprehet se udhëtimi ka qenë për marrëveshje mes Shqipërisë dhe Princit Albert në fushën e turizmit.
“Ja si funksionon makineria e baltës: nga http://thyri.net tek thpifje.pd😂 Në Montecarlo kemi shkuar për të takuar përfaqësuesit e Lartësisë së Tij, Princit Albert, për investime në turizëm! Për thaktëthi ka qene dhe ministri Klosi. Të tjerat në gjykatë😎 #ShpifesKronik”,- shkruan Fuga.
Deklarata e Edi Palokës:
“Dikush me pyeti se pse Rama nuk e shet dhe Gjushin sic ben me te tjeret kur i cenohet interesi i tij.
Arsyeja kryesore eshte se Gjushi , Tahiri, Balla , Ahmetaj, Gjiknuri e ca te tjere, jane personazhet qe kane kryer dhe kryejne punet e pista per Ramen. Ata jane jo vetem nderlidhesit kryesore te Rames me krimin po dhe me milionat e parave. E per me teper, per shkak te kesaj lidhjeje, ata mbajne te gjithe skelete te Rames ne sirtaret e tyre.
Po mbase ju a shpjegon shqiptareve ky qe ja nxjerr koken Rama sa here eshte ne siklet, Fuga.
Pak kohe me pare ky komsomolasi “modern”, qe administron tregun e mediave per shefin e tij, deklaronte se “te thuash qe Rames i pelqejne parate dhe luksi eshte çmenduri”…?
Cfare benin ne prill 2018, Edvin Rama, Vangjush Dako dhe Endri Fuga ne aktivitetin vjetor te Yacht Club ne Hotel Fairmont ne Monte Carlo ?
Me cfare statusi ishin keta, ne takimin vjetor te njerit prej klubeve private me eksluzive te globit (antaret e te cilit jane milionere dhe miliardere ) ne nje nga hotelet e cilesuara si “ekstremisht luksoz” te nje qyteti ekstremisht te shtrenjte si Monte Carlo ?
Mos nxitoni te bertisni “shpifje” se ka edhe me…”.









