• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fuga për takimin e Ramës në Athinë: U tregoi grekëve se kemi “kalin” tonë në Greqi

by A R
14/05/2024 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademiku Artan Fuga në një lidhje skype për emisionin “Breaking” me gazetaren Dafina Hysa në Top News, komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë si dhe dinamikat që mund të sjellë në sistemin politik shqiptar mundësimi i votës së Diasporës.

Fuga tha se nëse në Kodin Zgjedhor mundësohet vota e Diasporës, atëherë fati i shumicës politike që do të qeverisë vendin, do të varet më së shumti nga fluksi i mendimeve që kanë emigrantët shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit.

“Do ketë mitingje elektorale edhe jashtë territorit të Shqipërisë. Kjo nënkuptohet për arsye se vendet e BE janë demokratike dhe çdo grupim politik mund të organizojë një miting dhe çdo politikan i një vendi mund të shkojë. Ne do kemi që me votën e emigrantëve, shumë fate të Shqipërisë nga pikëpamja e politikës, do vendosen nga jashtë Shqipërisë. Do të thotë se do të varet shumë nga një fluks opinionesh jashtë Shqipërisë.

E ka edhe Franca e vende të tjera por nuk është njësoj sepse Shqipëria ka më shumë se gjysmën e popullsisë jashtë vendit. Po hyjmë në një epokë ku fatet e Shqipërisë nga pikëpamja zgjedhore dhe ndërtimi i qeverisë, do varet kryesisht nga jashtë vendit. Këta votues do të kenë interesa në çfarë raportesh është partia që kandidon në Shqipëri me vendin ku ata jetojnë”- tha Fuga.

Përsa i takon takimit në Athinë, Fuga tha se pavarësisht notave populiste që kishte fjalimi i kryeministrit Rama, ky i fundit i tregoi Greqisë se edhe Shqipëria ka mundësi ndikimi në shtetin helen me emigrantët shqiptarë të cilët tashmë janë shtetas grekë.

“Ai ishte edhe si një kryeministër që ka probleme me Greqinë edhe si kryetar i PS, edhe si një person që përfaqëson një shtet anëtar të NATO-s, ishte edhe si një shtetas që përfaqëson interesa të mëdha gjeopolitike të Shqipërisë. A kishte nota populiste? Po padyshim! Por këto janë teknika komunikimi. Ai i tregoi Greqisë që nëse Greqia ka avantazh për të ndikuar mbi fatet e Shqipërisë, pas një 30 vjeçari me anë të prezencës së emigrantve shqiptarë që tashmë janë bërë shtetas grekë, edhe Shqipëria ka “kalin e vetë” në Greqi”- u shpreh ndër të tjera akademiku.

Sipas tij, me takimin e zhvilluar në Athinë, Rama ka çelur fushatën elektorale në Diasporën shqiptare.

/a.r

Next Post
Njohja e pensioneve me Italinë, zv.ministrja e Financave tregon si do të bëhet përllogaritja

Njohja e pensioneve me Italinë, zv.ministrja e Financave tregon si do të bëhet përllogaritja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In