• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fuga-Luan Ramës: Hipokrit! Dje votove ligjin për arsimin ndërsa sot…

by A R
30/11/2017 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas shkrimit të deputetit të LSI Luan Rama, i cili kritikonte akademikët pas takimit me kryeminstrin Rama. Duke i’u referuar qëndrimeve të mëparshme të Luan Ramës, Fuga shkruan:

“Cfarë fatkeqësie kombëtare kur dikush që tre javë më parë ngrinte lavde për një akademi shkencash, sot vetëm sepse nuk e përdor dot për qëllime politike, e hedh në lumë duke e quajtur mjerane! Je i djeshmi apo je i sotmi?”

Ai shkon edhe më tej kur kujton votimin e ligjit për arsimin e lartë. Fuga e cilëson fatkeqësi faktin që një deputet voton për një ligj në fjalë, e më pas “lan duart duke e kundërshtuar”.

Postimi i Fugës:

Lidhur me shkrimin fyes ndaj akademisë të shkencave të z. Luan Rama : Akademikët ikën!
——————–
Meqë kryesia e akademisë së shkencave është vetëizoluar, dhe nuk ndihet të mbrojë akademinë e shkencave, po reagoj si akademik si më poshtë :

Cfarë fatkeqësie kombëtare t’a masësh cilësinë e një akademie shkencash me faktin nëse ajo organizon ose jo një festë përkujtimore për themelimin e saj, a thua se është njeri që feston datëlindjet e veta! Politikë e mësuar me qoka!

Cfarë fatkeqësie kombëtare të zhytesh thjesht në një një nostalgji për diktaturën dhe kohën kur shkencën dhe arsimin e dhunonte ideologjia! Thurr lavde pa renditur asnjë kufizim!

Cfarë fatkeqësie kombëtare ku arrin një individ pa asnjë titull a punim shkencor të fyejë dhjetra akademikë! Termin “mjeran” mbaje për vete!

Cfarë fatkeqësie kombëtare kur dikush që tre javë më parë ngrinte lavde për një akademi shkencash, sot vetëm sepse nuk e përdor dot për qëllime politike, e hedh në lumë duke e quajtur mjerane! Je i djeshmi apo je i sotmi?

Cfarë fatkeqësie kombëtare, kur dikush pa ditur asgjë për takimin midis kryeminstrit dhe akademikëve, pa qenë prezent, deklaron duke gënjyer se akademikët nuk e thanë atë që kishin për të thënë! Të gjitha u thanë! Askush nuk pati frikë, as ndroje!

Cfarë fatkeqësie kombëtare, kur dikush që përfaqësohet si deputet, në vend të njohi kritikat brenda akademisë dhe të vendosi gishtin te përgjegjësit e gjendjes aktuale që mbronte deri para një muaji, nuk pipëtinte kur hidheshin kritika mbi ta, tani nuk flet për reformim, por i hedh gurin një institucioni si akademia e shkencave!

Cfarë fatkeqësie kombëtare kur politikanë të ndryshëm mbajnë qendrime ndaj arsimit, shkencës, pa i njohur fare ato, pa pasur haberin ndaj tyre, por vetëm në funksion të ambicieve të tyre politike! Një herë votojnë për ligjin për arsimin e lartë dhe një herë lajnë duart duke e kundërshtuar atë.

Cfarë hipokrizie???

Cfarë fatkeqësie kombëtare që një politikan në opozitë gjoja, në vend të vijë të takojë akademikët dhe të njihet me revendikimet e tyre, preferon të bëjë gjoja gazetarin duke harruar deputetin për të cilin paguhet, duke botuar komente dhe opinione jashtë çdo profesionalizmi që kërkon gazetaria më minimale, pa njohur faktet dhe pa balancuar as qendrimet!

Cfarë fatkeqësie kombëtare që akademikëve që dëshirojnë një akademi shkencash dinamike dhe bashkëkohore u duhet që të përballen jo vetëm me drejtues konservatorë brenda saj, jo vetëm me presionet që vijnë nga lobi private të paskrupultta, jo vetëm nga politika të gabuara arsimore dhe shkencore, por edhe nga sulmet cinike të deputetëve që nuk dihet nëse kanë qenë në opozitë apo në pushtet për vite me radhë!

Next Post
Dëshmia e korçarit që përplasi eskortën e Ramës: Ndjesë Gardës! Parakalova sepse…

Dëshmia e korçarit që përplasi eskortën e Ramës: Ndjesë Gardës! Parakalova sepse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In