• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fuga i përgjigjet “Reporterëve pa Kufij”: Koha kur gazetarët qëlloheshin me armë në protesta i përket së shkuarës! Asnjë lloj presioni mbi median nga qeveria Rama

by Java News
06/05/2022 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësi i Qeverisë Shqiptare Endri Fuga ka reaguar pas një postimi në twitter të organizatës “Reporterët pa Kufij” mbi lirinë e medias në Shqipëri.

Fuga thekson se në Shqipëri liria e shprehjes dhe liria e medias janë të garantuara vendosmërisht dhe nuk ka asnjë lloj presioni, në asnjë formë, nga kjo qeveri drejt ndonjë gazetari apo medias.

Sipas tij, ditët e vjetra të gazetave që digjeshin nga operativët e sigurimit, të llogarive bankare të televizioneve që bllokoheshin nga autoritetet tatimore, kur asetet e pronarëve të mediave shkatërroheshin nga individë të paidentifikuar apo reporterët qëlloheshin me armë nga policia gjatë protestave, i përkasin së shkuarës dhe nuk kanë të bëjnë me qeverinë Rama.

Fuga ka dhënë përgjigje edhe mbi rastin e gazetares Ambrozia Meta që u përmend sot nga “Reporterët pa Kufij” për incidentin me Kryeministrin Rama.

“Sa i përket rastit të përmendur, është më tepër çështje respekti për njëri-tjetrin. Kur dikush bën një pyetje, duhet ta lërë edhe tjetrin të përgjigjet. Ky është një rregull bazë”, shkruan Fuga.

Statusi i plotë:

Unë besoj se çdo reagim duhet të jetë proporcional dhe fatkeqësisht, jo vetëm ky tweet, por i gjithë raporti i publikuar javën e kaluar nuk reflekton realitetin faktik.

Për fat të mirë, në Shqipëri liria e shprehjes dhe liria e medias janë të garantuara vendosmërisht dhe nuk ka asnjë lloj presioni, në asnjë formë, nga kjo qeveri drejt ndonjë gazetari apo mediave.

Ditët e vjetra të gazetave që digjeshin nga agjentët e sigurimit, llogaritë bankare të televizioneve bllokoheshin nga autoritetet tatimore, asetet e pronarëve të mediave shkatërroheshin nga individë të paidentifikuar apo reporterë që qëlloheshin me armë nga policia gjatë protestave, i përkasin së shkuarës dhe nuk kanë të bëjnë me qeverinë Rama. A është çdo gjë perfekte? Sigurisht që jo! Por incidente të vogla verbale mes gazetarëve dhe politikanëve ndodhin jo vetëm në Shqipëri, por kudo, madje edhe në vende që renditen shumë më lart se ne, në të njëjtin raport të @RSF_inter, edhe pse askush nuk i përmend dhe as i konsideron. Sa i përket rastit të përmendur, është më tepër çështje respekti për njëri-tjetrin. Kur dikush bën një pyetje, duhet ta lërë edhe tjetrin të përgjigjet. Ky është një rregull bazë./m.j

3

Next Post
Djegia e mandateve, Spiropali: Sali, komunisti më i zi është komunisti antikomunist!

Presidenti i ri/ Spiropali reagon ndaj rezolutës së Berishës: PS s'ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me burimin e së keqes në Shqipëri

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Jam shumë dakord me Zotin Fuga.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In