• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ftohja e pare e Berishes me SHBA, për shkak të kontrabandës së naftës me Serbinë

by A R
12/05/2022 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Raportet e mira të Ibrahim Rugovës me administratën e SHBA dhe fillimi i problemeve të Berishës me SHBA, u bënë një arsye më shumë që të niste një ndarje e heshtur mes tyre.

Një prej këtyre çështjeve ishte dhe kontrabanda e naftës nga Shqipëria në Mal të Zi, pastaj direkt për ushtrinë jugosllave.

Kontrabanda nga Shqipëria u evidentua për herë të parë zyrtarisht në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit, të vitit 1994 dhe Berisha filloi të reagojë. Në shtypin e Partisë Demokratike u sulmua Carl Zibentrit, një diplomat i ambasadës së SHBA në Tiranë, të cilin Berisha në rrethin e tij të ngushtë e fajësoi si autor të raporteve kundër tij. Për ta bërë më bindës një armik, Berisha i gjente gjithkujt ose një të dashur, ose një dosje. Zibentritit i gjeti një të dashur shqiptare.

Më pas Zibentrit u largua nga Shqipëria dhe ju bashkëngjit ekipit të Chris Hillit në Maqedoni dhe rajon.
Pëllumb Kulla, ish – ambasadori i Shqipërisë në OKB, ku ky shqetësim kishte mbritur, tregon përpjekjet e Berishes për ta mbuluar kontrabandën e naftës, duke arsyetuar se nuk mund të vrisnin në kufi fshatarët që çonin ushqime dhe naftë andej e këtej kufirit .[1]

Ky ishte versioni i parë i Berishës.

Më pas tha se i kishin kërkuar liderët e Kosovës të lejohej nafta për traktorët e zetorët e Kosovës se bujqësia ishte në krizë. Natyrisht kjo ishte një gënjeshtër e trashë, po të kemi parasysh se në atë kohë Rugova qeveriste vetëm zyrën e tij tridhjet metra katrorë, ndërsa tek dera kishte policin serb. Territorin në Kosovë e kontrollonte Serbia. Aq më tepër që nafta nuk  mund shkonte në Kosovë,përmes Malit të Zi.

E gjitha tregon vetëm përpjekjet e Berishës për ta fshehur të vërtetën e hidhur, që trafiku i naftës bëhej nga sasia që importonte zyrtarisht kompania e biznesit “Shqiponja”, pronë e Partisë Demokratike
Gjithçka filloi me vizitën e presidentit të Malit të Zi, Momir Bullatović në Tiranë, në vitin 1993.

Në librin me kujtime “Rregullat e heshtjes”, ish-presidenti malazez Momir Bullatović ka pranuar që ka pasur një marrëveshje verbale mes tij dhe Berishës për thyerjen e embargos së naftës. Skandali që pasoi botimin e kësaj dëshmie zgjati pak.

Në një intervistë në Tv Vijesti, Bulatović pranon se pas dakordësisë me Sali Berishën kanë thyer embargon.[2]
Vetë Berisha, më 30 nëntor 2006, i pyetur drejtpërdrejt për pohimet e Bullatović bëri një nga ato akrobacitë e veta, duke e pranuar në fakt skandalin, shoqëruar me frazën e çuditshme “në total, OKB që mbikëqyrte embargon arriti në përfundimin se vetëm 4 për qind i përkisnin asaj që rridhte nga Shqipëria…” (!).

Vetëm kur kontrabanda nga Shqipëria u evidentua për herë të parë në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit, Berisha filloi të reagojë duke sulmuar një prej diplomatëve amerikanë që kishte hartuar raportin nga Tirana Karl Zibentrit.

Raporti i parë serioz për naftën ishte ai i agjencisë së lajmeve amerikane, Associated Press, në Tetor të vitit 1994, përmes një reportazhi me plot detaje, gazetari përshkruan skenën e Liqenit të Shkodrës ku nafta kalonte përmes cisternave artizanale në anën tjetër të Liqenit.

“Gazolina transportohet me anë të varkave të vjetra, lundrave me rrema që ngarkohen me fuçi dhe po ashtu edhe me tubacione të improvizuara nënujore që rrjedhin…

Në stacionin lokal të trenit, vagonët cisterna të boshatisur futen në një tunel për të kaluar kufirin me Shqipërinë që zyrtarisht është i mbyllur. Por disa orë më pas, ata kthehen sërish të mbushur me gazolinë.[3]
Raportimet e mediave të pavarura lokale tregonte se qeveria e Malit të Zi gjeneronte 700 000 dollarë në ditë nga kontrabanda e naftës, duke qenë ky burimi kryesor i të ardhurave për të.

Një raport që përmbysi tërësisht imazhin e Shqipërisë në këtë histori, ishte artikulli i New York Times, i datës 2 prill 1995, me titullin “Serbia furnizohet me karburant kontrabandë nga Shqipëria pavarësisht embargos.” Raporti ishte i detajuar duke dëshmuar për sasinë ditore të furnizimit nga Shqipëria, raportet e OKB për këtë kontrabandë, deklaratat e gënjeshtërta të Berisha dhe pasojat në front. Artikulli theksonte se “ SHBA vazhdimisht i ka shprehur shqetësimin e saj qeverisë shqiptare në lidhje me tregtinë, që sipas monitoruesve të sanksioneve në Evropë ndonjëherë arrin deri në 3.7 milion litra në ditë.
Gjatë një segmenti rrugor plot gropa me gjatësi afro 30 km që përshkon vijën e liqenit, ndodhen afro 20 pika karburanti, cisternat nëntokësore e të cilave mund të mbajnë deri në 2 milionë litra karburant, ndërkohë që po ndërtohen pika të tjera të tilla.”

Artikulli u botua më 3 prill nga e përditshmja “Rilindja” që dilte në Tiranë si botim i gazetës “Rilindja” të Kosovës që botohej në Zvicër. Korrespodenti i kësaj gazete në New York, Sulejman Gashi e kishte përkthyer dhe e kishte botuar si raport të huazuar nga New York Times.
Sali Berisha u tërbua. Përplasja e parë e inatit të tij me gazetën mbërriti tek unë, pasi për gati dy vjet isha bërë si një fare avokati i tyre. Kisha ndikuar në vendimin që “Rilindja” të vinte të botohej në Tiranë, pasi kisha qëndruar disa ditë në zyrën e tyre në Zofingen, në Zvicër, në janar 1993. Përmes një kontrate entuziaste me ATSH, u vendosën fillimisht në zyrat e saj, por pastaj raportet u acaruan pasi drejtori i ATSH në atë kohë kuptoi që Berisha nuk i donte nëpër këmbë. Unë u përpoqa t’i mbroj, duke braktisur dhe punën si drejtor i lajmeve në ATSH, por nuk zgjidha gjë. Ky ishte rasti që Berisha të ma “kujtonte” se me kë kisha të bëja.

Mehmet Gjata, që ishte redaktori përgjegjës, as që e kishte menduar dy herë botimin, ndërsa reagimi i Berishës, krijoi pasoja në mosdhënien e shtetësisë për disa pjesëtarë të familjeve të tyre që ende nuk e kishin marrë.

Pjesë nga libri “Republika e parë”, një histori politike e Kosovës në vitet 1989 1999, I cili është në proces botimi.

[1] “Ai (Berisha), në një gjendje emocionale të përngritur, më porositi që zotërinjve rreth e qark Këshillit të Sigurimit, t’u thosha se ne i kishim dhënë fund asaj epoke kur qëllohej me armë kundër fshatarëve që kapërcenin matanë kufirit. Dhe nuk do të qëllonim më, daç të ishin ata të ngarkuar, daç të ishin pa ngarkesë! E dimë, tha Presidenti, që shkelet kufiri, që përcillet andej dhe naftë e ushqime. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet që ta frenojmë këtë evazion”.

I mbaj mend tekstualisht fjalët e tij, pasi në atë kohë besoja kryekëput në ato që thoshte ai. E sidomos, sepse i thoshte me ashk”Pëllumb Kulla. Bisedë me autorin. (M.B)
[2]  Momir Bullatović:

“Unë shkova në Shqipëri dhe e luta Berishën t’i mshel sytë, të fillohet kontrabanda, të shkelen sanksionet ndërkombëtare, të përfitojnë njerëzit para. Dhe e bëmë sistemin të funksiononte ashtu. Por shteti ka pas përfitime, të hyra të mëdha nga krejt kjo. Dhe këto perfitime, të hyra janë evidentu. Unë i kom në arshivën time, dokumentacionin tim… Pra shteti ka pas përfitime, të hyra të mëdha…”

[3] Associated Press, oct 29. 1994).

Next Post
Pse kërkohen pikërisht tani më shumë rezultate nga SPAK?

Pse kërkohen pikërisht tani më shumë rezultate nga SPAK?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In