Kreu i LDSH, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në Neës24 ka deklaruar se nuk ka marrë ftesë nga PD për të qenë në listat e saj për zgjedhjet e 25 prillit.
Murrizi thotë se zakonisht i ‘madhi’ duhet të ftojë, por ai shton se edhe nëse do të merrte një ftesë s’kishte pse të shkonte.
Ai thekson se do të pranonte rikthimin në PD vetëm ne rast se listat do të hapeshin 100%.
‘’Nuk ika unë nga PD, është vendim i PD që më ka përjashtuar. Ndoshta ndoshta, unë mbaj të njëjtin qëndrim, si Vjosa Osmani. Nuk iu bind urdhërit të partisë, unë nuk jam tip që rri pas dere. Kurrë s’kam konkurruar për drejtim komunale, drejtor hipoteke, i lojërave të fatit, të burgut. Kam rriskuar në 2005 i pavarur, në 2009 refuzova të 8-tin.
Murrizi nuk mund ta përdorë kurrkush, unë s’pres pas dere. Ka kërrmij PD, të pagëzuar, rrinë pas dere për ndonjë kockë. Kjo ka qenë arsyeja që vetëm 5 vite kam punuar në administratë. Unë nuk lëpihem për një karrige pushteti. Kam deklaruar pasuritë. Kur të gjeni një firmë iki nga politika por iki fare.
Unë nuk e kam krijuar LDSH si napë me PD, dua të prish këtë treshe, dhe të kem hapësirë për garë. Një rebel, një njeri që flet çfarë dëgjon e di, s’bëj shkencë. Unë flas fiks çfarë thonë qytetarët, në çdo tavolinë. Unë kërkoj votat e çdo shqiptari që është i zhgënjyer nga tre partitë kryesore.
Nuk kam patur ftesë. PD ruan me 7501 me tapi pronësinë e të qenit opozitë e madhe. A është a nuk është do e shohim. I madhi duhet të ftojë. Nuk kam patur ftesë, por kam qenë i qartë s’kam pse shkoj. Nuk konkurroj për drejtor. Nëse do kishte PD të mblidhte ish-ët, dhe individët që nuk kanë mbi shpinë zullumet e pushtetit. Unë për të parë reagimin e tyre vajtatek sofra e Këshillit Politik.
Secili të merrte hakun, me votat e tij. Do pranoja të isha në një listë nëse do ishte e hapur 100%. Kanë qenë dakordësuar që emigrantët mos votojnë, e rrëzuan PD e LSI, por u gëzua PS. Turp i kësaj tresheje. Ishin dakordësuar që shqiptarët mos jenë me emra, vetëm me numra. E njëjta fletë votimi është.
E shndërruar garën e emrave, çdo sport në fanellë ka emër dhe poshtë numrin. Këta aq shumë i tremben vajtjes me emër, sa e bënë me numra. Kanë qenë të dakordësuar. Edhe për mospasjen e administratës zgjedhore. Do ketë gallatë edhe me numrat. ‘’- tha Murrizi.