• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ftesa ime trembi Ilirin, ka frikë mos i ikën Luli nga zinxhirët”, Rama nga Skrapari telefonon Nikollën në Mirditë

by
16/04/2021 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komunikimet telefonike me drejtuesit politik të PS në qarqe, kryeministri Edi Rama i ka kthyer në një rutinë të punës së tij në udhëtimet që zhvillon nga një qytet në tjetrin. Nga Skrapari ku ishte ditën e sotme, Rama ka telefonuar Lindita Nikollën, e cila ndodhen për takime elektorale në Mirditë.

Temë kryesore e bisedës ka qenë ftesa e Ramës që i bëri Lulzim Bashës për të bashkëpunuar pas 25 prillit për të mirën e Shqipërisë. Nikolla tha se në takimet që ajo ka zhvilluar kjo ftesë është vlerësuar nga gratë të cilat kërkojnë një bashkëpunim paqësor dhe larg konflikteve, ndërsa shtoi se burrat e kujtojnë si një lojë që Rama po bën me Bashën.

Rama tha se në fakt ftesa nuk ka të bëjë për ndarje karrigesh por për të zbutur gjuhën e konflikteve dhe qëndrua larg nga balta e provokimeve të opozitës. Ai madje shtoi se kjo ka trembur Ilir Metës, pis mendon se mos Lulzim Basha i del nga zinxhirët.

“Jo diversion, jo provokim, dhe nga ana tjetër çmendet dhe Ilir Meta.  Ai ka tjetër hall se mos i shpëton Luli nga zinxhirët se e ka lidh së bashku me Saliun janë në hall tjetër. Nëse bëhet ky debat, duhet me e shpjeguar se kjo është për të shkuar përtej sherrit dhe s’ka lidhje me karrige, pasi PS do fitojë dhe nuk do jetë nevojtare për askënd në sensin e votave, por kjo është ambicia ime dhe ajo që duhet të kemi të gjithë bashkë që ta çojmë Shqipërinë përtej sherrit dhe të jemi një kryeministër dhe qeveri për të gjithë”, tha Rama.

Gjatë telefonatës nuk kanë mundura as batutat për botoxin ku, Rama thotë se po i shkëlqen fytyra nga  buzëqeshja, ndërsa Lindi Nikolla shprehet se ndonjë ditë do i nxjerrin me 6 gishta.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Lindi si je? Si duken punët atje.

Lindita Nikolla: Mirë mirë , njerëzit janë të aftë të dallojnë Edi Ramën, njeriun e punës dhe aty ku ka punë  ka dhe rezultate dhe Lulzim Bashës që shet qiqra në hell çdo ditë e më shumë. Kam parë që gratë janë shumë të motivuara dhe mbështetesh dhe mirëkuptuan thirrjet janë të fundit ndaj Lulzim Bashës. Burrat e kujtojnë një lojë të Edi Ramës për të bërë lojën e radhës.

Edi Rama: Burrave ju shkon mendja direkt te pazari dhe ndarja e karrigeve, por gratë janë ata që vuajnë më shumë sherrin dhe konfliktin se e kanë në shpi, në televizor, me kalamajtë. Shiko çfarë ndodh me kalamajtë nga 7-8 vjeç dhe bëjnë sikur janë edhe ata janë të ndarë.

Lindita Nikolla: Kjo ndasi është e turpshme, lavdi zotit që gratë janë në lartësinë e duhur për t’i kuptuar gjërat se janë dhe pesha më e rëndësishme e familjes.

Edi Rama: Janë në lartësinë e duhur se punojnë e mbajnë shtëpinë çdo ditë. Po atë lajmin e që kam bërë botox, të pëlqeu?

Lindita Nikolla: Tani çdo gjë do dëgjuar, me shumë mundësi do na nxjerrin me 6 gishta.

Edi Rama: Më është kthyer dhe mua buzëqeshja dhe më shkëlqen fytyra dhe më thonë ke bërë botox. Këto të botoxit i bëjnë botox sondazheve të Lulit dhe partisë së tij dhe merren me historia, jo diversion, jo provokim, dhe nga ana tjetër çmendet dhe Ilir Meta.  Ai ka tjetër hall se mos i shpëton Luli nga zinxhirët se e ka lidh së bashku me Saliun janë në hall tjetër. Nëse bëhet ky debat, duhet me e shpjeguar se kjo është për të shkuar përtej sherrit dhe s’ka lidhje me karrige, pasi PS do fitojë dhe nuk do jetë nevojtare për askënd në sensin e votave, por kjo është ambicia ime dhe ajo që duhet të kemi të gjithë bashkë që ta çojmë Shqipërinë përtej sherrit dhe të jemi një kryeministër dhe qeveri për të gjithë.

Lindita Nikolla: Aty ku ka punë ka dhe zgjidhje të halleve.

Edi Rama:  Qeveri dhe kryeministër për të gjithë kemi qenë për punët, por duhet të ndryshojmë edhe ne qasjen dhe retorikën se kemi rënë shpesh edhe ne pre e kurtheve dhe baltës së tyre e ndasisë së tyre, tmerr i madh dhe nuk i kanë faj njerëzit./ b.h

Next Post
“Bullgaria “groposi” integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”

Zaev, thirrje maqedonëve që jetojnë në Shqipëri: Votoni Partinë Socialiste në 25 Prill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

February 6, 2026
Mbetjet toksike të Kurum/ Gjykata e Durrësit lë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

Mbetjet toksike të Kurum/ Gjykata e Durrësit lë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

February 6, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

SPAK, ndarja e roleve të prokurorëve nga gjyqtarët, urgjencë e demokracisë

February 6, 2026
Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

February 6, 2026
Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

February 6, 2026
Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

February 6, 2026
Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

February 6, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

February 6, 2026
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

February 6, 2026
Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In