• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ftesa e Edi Ramës nuk ka lidhje me fatin e Lulzim Bashës

by Mero Baze
27/04/2021 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

 

Edi Rama ka mbajtur një fjalim që zëvendëson një program elektoral.

Në ditën që mbaroi luftën për mandatin e tretë, ai kërkoi paqe me Partinë Demokratike, opozitën më të madhe të konsoliduar në vend, e cila nuk është tamam një ftesë për bashkëqeverisje, por një ftesë për bashkpërgjegjësi për çështje të mëdha të vendit, si dhe një qasje të re opozitare.

Të njëjtën ftesë ja ka përsëritur disa herë në fushatë, çka shumë vet e interpretonin si diversion.

Në të vërtet ajo është një ftesë për një politikë të re qeverisje që kërkon përgjegjësi dhe nga pala tjetër. Dhe është një gjë që i shkon mandatit të tretë, I cili duhet të shmang frymën e dëshpërimit pa fund të opozitarëve që besojnë se politika e konfliktit të Berishës është sukses.

Nuk është sukses dhe këtë e di dhe Berisha. Politika e konfliktit vlen kur e di që humbet dhe kërkon të formosh një pakicë besnike. Kur do që të fitosh, duhet të bindësh qytetarët në paqe.

Vet Berisha, kur deshi të vinte në pushtet më 2005 e nisi paqen me Fatos Nanon, qysh më 2002. Dhe më lehtë e kishe të shaje Topallin apo Boden tek zyra e Berishës, se sa Fatos Nanon.

Ftesa e Edi Ramës është ftesë nga pozitat e të fortit, dhe jo nga dikush që kërkon mëshirë. Ai ka I vetëm 75 mandate, dhe plot të tjerë të gatshëm që mund ti bashkohen, por që nuk I duhen. Ai nuk ka më nevojë për numra, por për reforma për të transformuar shoqërinë tone, nga një shoqëri politike primitive dhe konfliktuale, në një shoqëri normale, ku politika të në marrë vetëm një muaj në katër vjet dhe jo katër vjet për të na bërë trima që vrasim një muaj.

Sot më shumë se kurrë, kjo ftesë nuk është më për Lulzim Bashën, pasi ai nuk e ka më të qart fatin e tij në parti. Ikën apo rri ai, ajo ftesë vlen për Partinë Demokratike, vlen për kulturën e re opozitare që ka nevojë Shqipëria dhe mbi të gjitha vlen për të kuptuar arsyen përse kanë humbur.

Shikoj njerëz të familjes Berisha, zëdhënës të tyre në shtyp, dhe shërbëtorë të tyre, që po nxisin Lulzim Bashën të mos njoh zgjedhjet, dhe të dal në rrugë etj brockulla. Janë të njëjtët që e morën më qafë duke e nxitur të djegë mandatet e të braktis zgjedhjet lokale. Janë të njëjtët që pasi e lanë rrugëve I kërkonin llogari pse nuk fiton.

E pash të rrethuar nga humbës që deklarohen si fitimitarë, nga Xhelal Mziu që në Dibër për 200 vota humbiste mandatin, nga Gazmend BArdhi që për 70 vota mud ti kishte dhënë PS 9 mandate, etj. Kjo është të gënjesh veten, nëse shkon me mend e tyre.

Mund ti dëgjoj përsëri, por është problem I tij jo I shqiptarëve. Shqiptarët e kanë parë me sytë e tyre, se nuk ndodh asgjë nëse ai vazhdon shkollën e Berishës së viteve 90. Thjeshtë në zgjedhjet e tjera sdo gjej dot as komisionerë.

Ndoshta fitorja e Edi Ramës, nuk do ishte kaq e pastër, sikur PD të mos kish trembur shqiptarët duke ua kujtuar këtë tip sjellje politike, sikur të mos kishin vrarë në Elbasan dhe pastaj të kërcënonin përmes Xhelal Mziut me vrasje “si në Elbasan” cilindo që mendonin se duhej vrarë.

Nëse ende nuk e kuptojnë që shqiptarët kanë bërë diferencën pikërisht për frikën që ata ngjallin si të tillë, atëhere do tia bëjnë më të lehtë Edi Ramës dhe mandate të tjera përtej këtij. Por demokratët nuk ua kanë borxh.

Ftesa e Edi Ramës ëhstë ftesë për të ndryshuar opozitën në raport me fatet e vendit dhe jo liderin e saj. Liderin e dimë që e ndryshon Berisha. Kur të zgjidhet vet, do të jetë dita e re për PD.

Next Post
Shkëlqim Hajdari: Fjalimi i Ramës pas fitores i përmbajtur!

Shkëlqim Hajdari: Fjalimi i Ramës pas fitores i përmbajtur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In