Ftesa e bërë nga Sali Berisha për të dalë me një draft të përbashkët për reformën territoriale është mirëpritur nga bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Territoriale, demokratja Dhurata Cupi. Në një intervistë për Tv Klan Çupi shprehet se vetëm ulja në një tryezë të përbashkët do t’i çonte palët drejt një varianti të vetëm.
“Jam e gatshme të ulem, jemi të gatshëm të diskutojmë. Ne duhet të jemi bashkë si opozitë për të pasur një material, për të depozituar një material dhe për të mbrojtur një material sa i takon një reforme shumë të rëndësishme. Do jetë shumë mirë për çdo qytetar shqiptar që ne të depozitojmë një material opozitar”.
Dy grupimet në Partinë Demokratike nuk janë larg sa i përket qëndrimeve për ndarjen territoriale të vendit.
Drafti i miratuar të mërkurën në mbledhjen e grupit të demokratëve parashikon ndarjen e vendit me 96 bashki dhe 5 rajone, ndërsa projektligji i dorëzuar në Kuvend nga Enkelejd Alibeaj e rrit me 33 numrin e bashkive, duke e çuar atë në 94, si dhe përcakton një ndarje të territorit nga 3-6 rajone./m.j











