• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

FT: Duhet ta përqendrojmë vëmendjen në hapat e ardhshëm

by Java News
19/04/2020 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Masat bllokuese janë të domosdoshme për të mbajtur nën kontroll këtë virus, por ato duhet të jenë të shkurtra

Vazhdimësia e një udhëtimi, sado i gjatë qoftë ai, varet kryesisht nga fillimi, nga hapi i parë që hidhet. Padyshim që edhe udhëtimi i kësaj pandemie do të jetë i gjatë dhe i vështirë. Edhe pse askush prej nesh nuk mund ta dijë se kur mund të përfundojë, është shumë e vështirë që të mos spekulosh.

Ajo që duhet të bëjmë në vend të kësaj është që të përqendrohemi në hedhjen e hapave të duhur nëse duam të shmangim kolapsin me të cilin po përballemi si në drejtim të numrit të lartë të vdekjeve ashtu edhe të rënies ekonomike apo të ndonjë shkatërrimi tjetër të mundshëm, shkruan Financial Times.

Nëse ne nuk do të marrim të gjithë masat e duhura dhe t’i shmangim këto fatkeqësi, në një të ardhme të afërt në rrezikojmë që të përballemi me një kaos shumë të madh përpara. Por, edhe nëse ne do të arrijmë që të marrim masat e nevojshme, kjo nuk do të thotë që ne do të kthehemi menjëherë në normalitet, sepse për këtë duhet të presim prodhimin e vaksinës. Dëmi ekonomik dhe ai social do të zgjasë edhe më shumë.

Analizat nga OECD-ja ilustrojnë dëmet ekonomike me të cilat mund të përballemi në të ardhmen e afërt. Ky nuk është një recesion i zakonshëm apo edhe depresion, i shkaktuar nga një rënie e kërkesës. Aktiviteti ekonomik po ndalohet plotësisht, pjesërisht sepse njerëzit kanë frikë nga kontakti dhe pjesërisht sepse qeveritë u kanë thënë atyre të qëndrojnë në shtëpi.

Ndikimi i menjëhershëm i këtyre veprimeve mund të jetë një ulje rreth 20-30% në Prodhimin e brendshëm Bruto në Grupin e Shtatë vendeve kryesuese me të ardhura të larta. Duke qenë se çdo muaj, sektorë të ndryshëm të ekonomisë sonë po qëndrojnë të mbyllur, ecuria vjetore mund të shënojë një rënie me 2 pikë përqindje.

Për më tepër, kostot janë të ndara në mënyrë të pabarabartë. Punëtorët e pakualifikuar do ta përjetojnë më keq humbjen e vendeve të tyre të punës. Njerëzit dhe bizneset që janë në gjendje ta zhvillojnë punën e tyre online, do ta vazhdojnë atë. Ndërsa ata që nuk kanë mundësi, nuk do ta bëjnë.

Shumë vende në zhvillim dhe të tjera të zhvilluara janë goditur nga rënia e kërkesës së jashtme, rënia e çmimeve të mallrave dhe rrjedhja e kapitalit, ndërkohë që u duhet të menaxhojnë pandeminë me sisteme shëndetësore të papërshtatshme.

Masat bllokuese janë veçanërisht të ashpra në shtetet me mirëqenie të kufizuar apo që nuk kanë fare mirëqenie dhe ku pjesa më e madha e popullsisë mbijeton me të ardhurat e saj të përditshme të një ekonomie të brishtë dhe informale.

Një ndër pyetjet më të shpeshta të bëra gjatë kësaj periudhe, është nëse mund të justifikohet një masakër e tillë ekonomike? Ndër shtetet me të ardhura të larta, Suedia është ka ndërmarrë qasjen më pak kufizuese. Nëse do ta krahasonim me Norvegjinë, niveli i papunësisë është më i lartë në Suedi, por shumë më i ulët në krahasim me shtetet e tjera fqinje; megjithatë, numri i vdekjeve është gjithashtu më i lartë në Suedi. Ne duhet t’i jemi mirënjohës eksperimentit të ndërmarrë nga qeveria suedeze.

Në një mënyrë ose në një tjetër, ne mund të mësojmë prej saj. Por gjithsesi, në përputhje edhe me atë që kanë thënë ekspertët e shëndetit dhe ata ekonomikë, masat bllokuese janë të nevojshme për të shpëtuar sistemet shëndetësore nga kolapsi dhe për të vënë nën kontroll këtë virus. Por këto masa duhet të përfundojnë sa më parë të jetë e mundur, pra të jenë sa më të shkurtra. Është e pamundur të arrihen të mbahen njerëzit të mbyllur për një kohë të gjatë dhe të papërcaktuar, pa vuajtje të mëdha personale, si dhe dëme sociale dhe ekonomike.

Kjo është padyshim e vërtetë kur qeveritë nuk janë në gjendje të ofrojnë masa të kushtueshme të mbrojtjes sociale të realizueshme vetëm në vendet me të ardhura të larta.

Masat bllokuese duhet të jenë sa më të shkurtra, para se të kalojmë në atë që disa ekspertë gjermanë e cilësojnë si një “strategji të adaptuar nga rreziku”. Gjatë bllokimeve, qeveritë duhet të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të shmangur përdorimin e ndërhyrjeve të tilla të rënda. Atyre nuk u mbetet edhe shumë kohë në dispozicion, vetëm disa muaj, jo më shumë. Prandaj, atyre mund të mos i mbetet zgjidhje tjetër përveçse të imitojnë modelin e Suedinë.

Hapi i dytë pas lejimit që ne të vazhdojmë jetën tonë pa masa të tilla drastike bllokuese (që është hapi i parë) është zvogëlimi i dëmit ekonomik. Sa i takon hapit të dytë, qeveritë duhet të përqendrohen te situata aktuale dhe jo te borxhi i lartë publik dhe barra të tjera të së ardhmes. Ashtu si në luftë, e rëndësishme është që t’i mbijetojmë së tashmes, nëse duam që të kemi një të ardhme.

Sa i takon menaxhimit të ndikimit shkatërrues ekonomik, përtej rihapjes së sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, duhen marrë në konsideratë edhe tre faktorë të tjerë. Së pari, mbroni të dobëtit, si brenda vendeve ashtu edhe midis tyre. Kjo lloj sëmundjeje është kërcënuese për të gjithë.

Është thelbësore të mundësohet siguria bazike ekonomike për të gjithë ata që nuk janë në gjendje të punojnë. Mundësimi i një të ardhure bazike universale është një mundësi shumë e mirë. Në mënyrë të ngjashme dhe thelbësore, duhet të gjenden mënyra për të mbështetur ekonomitë e cenueshme.

Mundësitë janë të shumta. Njëra prej më të rëndësishmeve është ajo e ndërmarrë nga FMN-ja, ku shtetet më të zhvilluara do të dhurojnë shuma të larta të ardhurash, nga të cilat do të përfitojnë vendet në zhvillim. Një masë tjetër e rëndësishme është ndalimi i pagesave të borxhit për periudhën që do të zgjasë kjo krizë.

Së dyti, përpiquni të zvogëloni dëmet. Plaga më e thellë do të vinte nga shkatërrimi i plotë i sistemit të tregtisë, dhe kjo do ta bënte më të vështirë rikthimin e prosperitetit global pas përfundimit të krizës. Së treti, braktisni pikëpamjet e vjetruara. Tashmë qeveritë, me plotësisht të drejtë, kanë hequr dorë nga rregullat e vjetra fiskale.

Bankat Qendrore duhet të bëjnë gjithçka që munden. Kjo do të thotë financim monetar i qeverive. Por Bankat Qendrore pretendojnë se financimi monetar nuk është i kthyeshëm. Kjo gjë mund të pranohet, nëse kjo do t’i ndihmonte ata që të vepronin, edhe pse nëse ndoshta kjo është e pavërtetë. Në Eurozonë, ata flasin shumë për eurobonot.

Mbështetja që ka më shumë rëndësi, është ajo do të duhet të vijë nga Banka Qendrore Europiane. Nuk ka asnjë alternativë tjetër. Ekzistojnë edhe mënyra të tjera për të menaxhuar pasojat. Edhe “paratë e helikopter” mund të jenë plotësisht të justifikueshme në një krizë kaq të thellë.

Një situatë tjetër e vështirë do të përdoret nga tiranët e mundshëm për të forcuar pushtetin. Në të njëjtën kohë, disa liri do të duhet të hiqen, përkohësisht. Menaxhimi i veprimeve të tilla të dhimbshme varet nga nivele të larta besimi, karakteristika të dukshme të demokracive të sotme.

Prova e vërtetë është ajo e së tashmes. Qeveritë, të cilat nuk arrijnë të përballen me këto sfida, rrezikojnë kolapsin. Sistemet politike që prodhojnë qeveri të tilla rrezikojnë të humbasin legjitimitetin e tyre. Ne duhet të përpiqemi që hapat tanë të radhës të jenë të kujdesshëm, sepse gjithçka varet nga mënyra sesi do të veprojmë.

Next Post
FOTOT/ Bukuritë e rralla të gjirit të Dafinës në Karaburun

Apeli i turizmit/“Vendet e punës nuk shpëtohen me fjalë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

December 28, 2025
Sfida e shumëpritur ndaj Polonisë, Vasil Ruci tregon formacionin me të cilin ai do të sfidonte polakët

Sfida e shumëpritur ndaj Polonisë, Vasil Ruci tregon formacionin me të cilin ai do të sfidonte polakët

December 28, 2025
Zjarri në makinën në Pogradec, kush është pronari Artur Musollari dhe lidhjet e tij me botën e krimit

Zjarri në makinën në Pogradec, kush është pronari Artur Musollari dhe lidhjet e tij me botën e krimit

December 28, 2025
“Kosova voton sot për t’i dhënë fund fund krizës politike”, artikulli i ‘The Guardian’ për zgjedhjet e parakohshme

“Kosova voton sot për t’i dhënë fund fund krizës politike”, artikulli i ‘The Guardian’ për zgjedhjet e parakohshme

December 28, 2025
Shehaj ngre alarmin për AKSHI-n: Pronat tona janë në rrezik, SPAK po heton ndërhyrjet e bandave në Kadastër

Shehaj ngre alarmin për AKSHI-n: Pronat tona janë në rrezik, SPAK po heton ndërhyrjet e bandave në Kadastër

December 28, 2025
“Partia Demokratike duhet të ndryshojë”, Salianji pas takimit në Shkodër: Koha e këtij pushteti ka mbaruar

“Partia Demokratike duhet të ndryshojë”, Salianji pas takimit në Shkodër: Koha e këtij pushteti ka mbaruar

December 28, 2025
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

December 28, 2025
“Unë e kam bërë yll Violetën”/ Babai i Mal Ratkocerit bën deklaratën e fortë për ish-gruan pasi djali nuk e takoi

“Unë e kam bërë yll Violetën”/ Babai i Mal Ratkocerit bën deklaratën e fortë për ish-gruan pasi djali nuk e takoi

December 28, 2025
Zgjedhjet në Kosovë, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 15:00 sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Zgjedhjet në Kosovë, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 15:00 sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

December 28, 2025
U dëmtua në fytyrë nga lëndët piroteknike, 15-vjeçari nga Durrësi dërgohet me urgjencë te Trauma

U dëmtua në fytyrë nga lëndët piroteknike, 15-vjeçari nga Durrësi dërgohet me urgjencë te Trauma

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com