• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FSHF pranë akordit me Panuccin, zbulohen detaje nga kontrata

by A R
18/07/2017 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i ri i Kombëtares pritet që të përfitojë një pagë thuajse të njëjtë me atë të Xhani De Biazit në sezonin e parë në krye të Shqipërisë. Burime të besueshme nga institucioni i futbollit në vend për “Panorama Sport” kanë bërë me dije se Panuçi do të përfitojë një pagë mujore prej 20 mijë eurosh. Kërkesat e ulëta ekonomike kanë ndikuar jo pak në përzgjedhjen e presidentit të FSHF-së për teknikun që do të pasojë De Biazin në krye të Kombëtares.

KONTRATA

Prej javësh, kandidatët për postin e teknikut të përfaqësueses shqiptare kanë qenë në “garë” për të bindur Armand Dukën për të marrë drejtimin e skuadrës shqiptare të futbollit. Nga sa bëhet me dije, burime të besueshme të “Panorama Sport” tregojnë se Panuçi do të nënshkruajë një kontratë prej 2 vitesh e katër muaj. Ai nis aventurën e tij me Shqipërinë pas disa ditësh deri në fund të këtyre kualifikueseve dhe më pas do të jetë në krye të Shqipërisë për edicionin e ardhshëm kualifikues për Europianin e vitit 2020.

“NXËNËSI” I KAPELOS

Panuçi është një mbrojtës i njohur në Serinë A italiane. Ai e ka nisur karrierën te Xhenoa në vitin 1990, ndërkohë që pas tri vitesh u transferua te Milan, ku fitoi edhe Champions në sezonin 1993-1994. Në 1996 ndoqi Kapelon në Spanjë, duke u bërë pjesë e Real Madridit, me të cilën fitoi dhe La Ligan në 1997 dhe Champions një vit më vonë.

U rikthye në Seria A në vitin 1999 tek Interi dhe në sezonin pasardhës u huazua në Londër, te skuadra e Çelsit e më pas kaloi te Monako. Në vitin 2001 rikthehet sërish në Itali te Roma, sërish nën drejtimin e Kapelos, ku qëndroi për tetë vite. Panuçi ka qenë një ndër mbrojtësit më të mirë në Itali, teksa i dha fund karrierës në vitin 2010 te Parma. Me kombëtaren italiane ka zhvilluar 58 ndeshje, duke shënuar 4 gola.

Pasi vari “këpucët në gozhdë”, Panuçi nis karrierën si komentator sportiv në “Sky Italia” në vitin 2011, ndërkohë që më vonë u bë dhe pjesë e spektaklit “Dancing With the Stars”. Në vitin 2012 u zyrtarizua te Palermo për t’u bërë menaxher dhe zbulues talentesh, ku qëndroi vetëm disa muaj.

Po në këtë sezon nis karriera e tij në pankinë. Ai bëhet ndihmës i Fabio Kapelos te Rusia, por largohet nga detyra pas dy vitesh pas përplasjeve që pati me të. Në 2015-ën mori drejtimin e Livornos në Serinë B, teksa e drejtoi këtë skuadër në 36 ndeshje, ndërkohë që në gushtin e vitit të kaluar drejtoi Ternanën./Panorama

Next Post
Një femër, sfiduesja e Erdogan që po fiton popullaritet

Një femër, sfiduesja e Erdogan që po fiton popullaritet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita e Ivanka Trump, zbulohet menuja e darkës me Ramën dhe detaje nga takimi në Vlorë

Vizita e Ivanka Trump, zbulohet menuja e darkës me Ramën dhe detaje nga takimi në Vlorë

January 22, 2026
Zgjedhjet e 11 majit/ Alibeaj: Shqiptarët e emancipuar, synimi ynë. Shehi: Politika, propagandë në diasporë

Alibeaj: PD nuk është më alternativë! Protesta e 24 Janarit, një film i stërparë

January 22, 2026
Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

January 22, 2026
Çfarë fshihet pas Bordit të Paqes?/ Milo: Synon të eleminojë OKB-në! Trump kërkon pushtet suprem

Çfarë fshihet pas Bordit të Paqes?/ Milo: Synon të eleminojë OKB-në! Trump kërkon pushtet suprem

January 22, 2026
Britania i ofron mbështetje/ Franca ndalon një cisternë nafte ruse në Mesdhe! Macron: Asnjë nuk do kalojë…

Britania i ofron mbështetje/ Franca ndalon një cisternë nafte ruse në Mesdhe! Macron: Asnjë nuk do kalojë…

January 22, 2026
Ish-presidenti: S’i shmangem drejtësisë, as nuk bëj lojëra për shtyrje seancash! Më në fund kuptuan dallimin mes METE-s dhe Metës

Ish-presidenti: S’i shmangem drejtësisë, as nuk bëj lojëra për shtyrje seancash! Më në fund kuptuan dallimin mes METE-s dhe Metës

January 22, 2026
“Parlamenti, i kthyer në teatër kukullash”/ Bordi i Paqes, Fatmir Mediu: U shkelën dy nene! Deputetët të painformuar

“Parlamenti, i kthyer në teatër kukullash”/ Bordi i Paqes, Fatmir Mediu: U shkelën dy nene! Deputetët të painformuar

January 22, 2026
FOTO/ “Trëndafil në kohë lufte!”- Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? ‘Gdhend’ në dorë emrin e një vajze, aktori bën lëmsh rrjetin…

FOTO/ “Trëndafil në kohë lufte!”- Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? ‘Gdhend’ në dorë emrin e një vajze, aktori bën lëmsh rrjetin…

January 22, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Opozita dorëzoi një fitore që e kishte arritur kundër SHBA-së

January 22, 2026
Mungesa e energjisë në shërbimin e reanimacionit/ QSUT “flet” pas 4 ditësh: Bashkë me OSHEE monitoruam avarinë

Mungesa e energjisë në shërbimin e reanimacionit/ QSUT “flet” pas 4 ditësh: Bashkë me OSHEE monitoruam avarinë

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In