• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FSHF i kthehet policisë: Kërcënimi ndaj nesh është qesharak!

by Java News
04/03/2019 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federata Shqiptare e Futbollit i është kundërpërgjigjur Policisë së Shtetit duke e cilësuar reagimin e kësaj të fundit si qesharak. FSHF këmbëngul se policia kërkon të fshihet nëpërmjet korrespondencave, ndërsa nuk pranon faktin se mund të kërcënohet me denoncim:

Deklaratë për shtyp mbi reagimin e Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit më në fund gjeti kohën për të shkruar disa faqe deklaratë, në të cilën nuk gjetëm një frazë në të cilën ndjehej keqardhje për çfarë ka ndodhur dhunshëm mbi trupin dhe kokën e gjyqtarit të ndeshjes, i cili ishte duke ushtruar detyrën e tij.

Policia e Shtetit në asnjë rresht të deklaratës nuk jep një përgjigje për shqetësimet e ngritura nga Federata Shqiptare e Futbollit. Policia e Shtetit, që sipas ligjit ka për detyrë institucionalisht të ruajë rendin dhe sigurinë publike në mjediset sportive, ende nuk ka dhënë një përgjigje për selektivitetin e ndërhyrjes në stadiumet shqiptare por vazhdon të fshihet pas korrespondencave dhe shkresave. Policia e Shtetit kërkon që në çdo stadium të Shqipërisë të ketë kamera sigurie, sikur të mos mjaftonin pamjet ku agresorët janë filmuar në çdo ndeshje nga kamerat e transmetuesve zyrtar të ndeshjeve dhe reagimi ka qenë zero.

Nëse kjo është një betejë juridike jemi gati ta sfidojmë. Nëse është një betejë burokratike jemi gati ta injorojmë. Nëse është një betejë për të ndihmuar futbollin jemi gati të bashkëpunojmë siç kemi kërkuar gjithmonë, në mënyrë që loja më e dashur e sportdashësve shqiptar të mbetet më e mira.

Së fundmi, duket sikur Policia e Shtetit jeton në një planet tjetër kur deklaron se futboll në Shqipëri duhet të lejohet të luhet vetëm në dy stadiume, në Shkodër dhe Elbasan, pikërisht në ato stadiume që menaxhon FSHF. Për fat të keq ky është realiteti shqiptar, ku organi që ka për detyrë të ruajë rendin dhe sigurinë publike na mëson se si mund ta bllokojmë lojën më të bukur në botë. Është e trishtueshme të vëresh që organi shtetëror që duhet të kryejë detyrën dhe të na ndihmojë, bën thjesht karshillëk me realitetin shqiptar të futbollit.

 

Gati qesharake, që për tu fshehur pas të vërtetës, na kërcënojnë se do të denoncojnë FSHF-n si organizatore të aktivitetit. Ne duhet ta mirëkuptojmë Policinë e Shtetit, që duhet të ruajë godinën e Parlamentit dhe ligjvënësit, që nuk mund të komunikojnë me popullin pa pjesëmarrjen e policisë në Parlament. Ndërsa ata, nuk na mirëkuptojnë ne për një dëshirë të thjeshtë, që ka nisur në vitin 1900 në këtë vend:

Të luajmë futboll, të kënaqim popullin dhe ta bëjmë krenar atë!

Next Post
Parlamenti rrethohet me gardh metalik

Parlamenti rrethohet me gardh metalik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In