• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fshehu dënimin te formulari i dekriminalizimit, ish-ambasadori: Ja e vërteta

by A R
22/12/2016 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genc Muçaj, që sot kryen detyrën e Drejtorit të Shërbimeve dhe Marrëdhënieve Shumëpalëshe dhe Dypalëshe pranë Kuvendit, është dërguar në gjyq nga prokuroria. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot, dosjen e plotë me argumentet e prokurorisë për 48–vjeçarin, i cili fshehu të dhënat në formularin e dekriminalizimit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, Muçaj ka fshehur një dënim të Gjykatës së Tiranës në vitin 2008. Ai është dënuar me 133 mijë lekë gjobë, për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve shkollore”. Në kërkesën për gjykim që zbardhet nga “GSH”, Muçaj ka probleme edhe me atësinë. Ai ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit atësinë “Hazis”, ndërkohë që nga shkresa e dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile rezulton se atësia aktuale e tij është “Hazir”.

Gjatë hetimeve ai ka pranuar faktin që formulari është plotësuar prej tij. Por ai pretendon së pari se është konsultuar me shumë juristë, të cilët i kanë sqaruar se vepra penale për të cilën ai është dënuar nuk ishte objekt i deklarimit që përcakton ky ligj. Muçaj ka shpjeguar se ai nuk ka dashur që dënimi t’i krijonte situata problematike me gazetat apo media të ndryshme, të cilat do kishin për qëllim cenimin e dinjitetit të tij si person dhe nëpunës i shtetit.

Gjithashtu, zyrtari ka sqaruar se formulari i vetëdeklarimit nuk ka një rubrikë që të parashikojë deklarimin për konsumimin e një vepre penale të dënuar me gjobë, pasi të gjitha kërkojnë masën e dënimit me burgim. Në fund ai pretendon se dënimi i tij nuk ekziston, pasi është i rehabilituar. Por për prokurorinë, dënimi me gjobë është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ndaj Muçaj duhej ta kishte deklaruar. Për këtë arsye, ai është dërguar në gjyq për akuzën “Falsifikim i formularëve”.

DOSJA
I pandehuri Genci Muçaj është emëruar me vendimin nr. 19, datë 03.05.2016, në pozicionin Drejtor në shërbimin e Marrëdhënieve Shumëpalëshe dhe Dypalëshe në Kuvendin e Shqipërisë pranë Kuvendit të Shqipërisë. Në mbështetje të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar, dhe Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit, “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015”, i pandehuri ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit datë 12.05.2016.

Ai ka shënuar në rubrikën “A jeni dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj” përgjigjen “Jo”. Ndërkohë që, sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me shkresën nr. 3975/1 prot, datë 02.06.2016, rezulton se shtetasi Genci Muçaj është dënuar me vendimin nr. 493, datë 08.04.2008, të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve shkollore” parashikuar nga neni 187/1 i Kodit Penal, duke e dënuar përfundimisht me 133.333 lekë gjobë.

Në bazë të nenit 69 të Kodit Penal është i rehabilituar. Gjithashtu, nga verifikimi i bërë rezulton se ai ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit atësinë “Hazis”, ndërkohë që nga shkresa e dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile nr. 3532/1, datë 03.06.2016, rezulton se atësia aktuale e tij është “Hazir”.

Gjatë hetimit është sekuestruar formulari i vetëdeklarimit i plotësuar nga i pandehuri që i përket datës 12.05.2016. I pandehuri ka pasur detyrimin për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit. Sipas nenit 15 të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, subjektet që kanë detyrim për të vetëdeklaruar janë: “Funksionarët publikë që janë subjekt i këtij ligji, sipas neneve 2 dhe 3, të këtij ligji, që janë aktualisht në detyrë, kryejnë vetëdeklarimin dhe e depozitojnë pranë organit kompetent, sipas këtij ligji, brenda 2 muajve nga miratimi i formularit të vetëdeklarimit nga Kuvendi. Verifikimi për herë të parë bëhet në përputhje me rregullat dhe procedurat për verifikim, të përcaktuara në këtë ligj”.

I pandehuri ka qenë funksionar publik në një nga organet kushtetuese, konkretisht i emëruar në datën 03.05.2016 në pozicionin e Drejtorit në Shërbimin e Marrëdhënieve Shumëpalëshe dhe Dypalëshe në Kuvendin e Shqipërisë pranë Kuvendit të Shqipërisë, funksion i cili përfshihet në pikën “a” të nenit 3 të ligjit, pasi Kuvendi është organ kushtetues.

…Duke iu referuar rastit konkret, i pandehuri gjatë hetimeve ka pranuar faktin që formulari është plotësuar prej tij. Por ai pretendon së pari se: a) ai është konsultuar me shumë juristë, të cilët i kanë sqaruar se vepra penale për të cilën ai është dënuar nuk ishte objekt i deklarimit që përcakton ky ligji. Kjo, pasi ai është dënuar për nenin 187/1 të Kodit Penal me gjobë dhe jo me burgim.

Pra në rastin konkret, dënimi i tij nuk parashikohet si ndalim në nenet 2 dhe 3 të ligjit për të vazhduar funksionin. Ai nuk ka dashur që dënimi t’i krijonte situata problematike me gazetat apo media të ndryshme, të cilat do kishin për qëllim cenimin e dinjitetit të tij si person dhe nëpunës i shtetit; së dyti, formulari i vetëdeklarimit nuk ka një rubrikë që të parashikojë deklarimin për konsumimin e një vepre penale të dënuar me gjobë, pasi të gjitha kërkojnë masën e dënimit me burgim, dhe së treti ai pretendon se dënimi i tij nuk ekziston për efekt të kalimit të parashikuara nga neni 69 i Kodit Penal, pasi është i rehabilituar.

Për sa i përket atësisë së tij, ai deklaron se nuk i ka kushtuar rëndësi shkronjës së fundit se si e ka pasur realisht, pasi në dijeninë e tij e ka Hazis, ashtu si e ka plotësuar, dhe jo Haziz.
Pretendimet e të pandehurit se ai nuk ka pasur detyrim për deklarim se ai është dënuar me gjobë, se dënimi me gjobë nuk ishte objekt i deklarimit, formulari nuk ka një rubrikë të tillë dhe se ai është i rehabilituar, nuk qëndrojnë në referim të ligjit dhe të provave.

Parashikimet e bëra nga nenet 2 dhe 3 të ligjit nr. 138/2015, nuk përcaktojnë rastet se kur duhet të deklarohet dënimi, por qëllimi i këtyre neneve është së pari, përcaktimi i subjekteve të ligjit si dhe përcaktimi i dënimeve, të cilat përbëjnë ndalime, për kandidim, zgjedhur apo vazhduar në një funksion publik, dhe jo përcaktimi se çfarë duhet pasqyruar në formularin e vetëdeklarimit. Kjo, pasi përcaktimi i përmbajtjes, efekteve dhe modelit të formularit të vetëdeklarimit janë parashikuar nga Vendimi nr. 17/2016 i sipërcituar.

Po t’i referohemi përmbajtjes së formularit, përkatësisht në seksionin nr.1 të modelit duhet të plotësohej pyetja “A jeni dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj?”, dhe në të dhënat e detyrueshme për të deklaruar janë vepra penale për të cilën është dënuar personi, duke kategorizuar dhe llojin përkatës, pa u kufizuar vetëm në dënimet me burgim.

…Pra, për sa më sipër, subjekti ka qenë i detyruar të deklaronte edhe të dhënat të cilat nuk sjellin ndalime sipas ligjit dhe këto vlerësohen nga organet përgjegjëse. Modeli i vetëdeklarimit miratohet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe është pjesë shoqëruese e ligjit nr. 138/2015. Për më tepër që, shtetasi Genci Mucaj është dhe Drejtor i Drejtorisë Marrëdhënieve Dy dhe Shumëpalëshe pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, pra ushtron funksionet brenda Kuvendit.

Në deklarimet e dhëna nga shtetasi Genci Mucaj, ai pranon faktin se nuk ka deklaruar dënimin me gjobë, me qëllim mbrojtjen e dinjitetit të tij dhe shmangies së problematikave me mediat dhe gazetat, ndërkohë që qëllimi i ligjit është pikërisht transparenca dhe garantimi i integritetit të personave që zgjidhen dhe emërohen ose ushtrojnë funksione publike nëpërmjet deklarimit të çdo të dhëne që lidhet me personin e tyre. Për sa i përket faktit të pasaktësisë në deklarimin e atësisë, i pandehuri edhe më parë gjatë procesit hetimor dhe gjyqësor ku është dënuar për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve shkollore”, ka deklaruar si atësi atë “Haziz” dhe jo “Hazir”, duke qenë kështu më tepër para një pasaktësie se deklarimi të rremë.

Gjatë hetimit është provuar edhe dijenia e të pandehurit që ai ka pasur dijeni për faktin se ka qenë i dënuar, pavarësisht se nuk e ka pretenduar një fakt të tillë. Një fakt i tillë provohet nga praktika e ekzekutimit të vendimit gjyqësor me nr. 864, datë 21.04.2008, të ndodhur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Konkretisht, nga përmbajtja e vendimit gjyqësor rezulton se shtetasi Genci Muçaj është përfaqësuar në gjykim nga mbrojtësi i caktuar me prokurë prej tij. Pasi ai është dënuar, nga Zyra përmbarimore Tiranë në datën 10.06.2008 është vendosur pushimi i “urdhrit të ekzekutimit”, pasi debitori Genci Muçaj ka plotësuar detyrimin ndaj kreditorit Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku bashkëngjitur është edhe një mandatpagese i datës 06.06.2008 i “Raiffaisen Bank” ku janë kryer veprime arke: Genci Haziz Muçaj, ekzekutim vendimi nr. 493, zyrës së Përmbarimit Tiranë, derdhje cash gjithsej 73.965 lekë.

/a.m.

Next Post
Shqiptarët dhe turqit sherr në mes të rrugëve të Vjenës… (të gjithë ishin tapë)

Shqiptarët dhe turqit sherr në mes të rrugëve të Vjenës... (të gjithë ishin tapë)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri konfirmohet rasti i parë me fruth, i infektuar një fëmijë. Kishte ardhur nga..

Në Shqipëri konfirmohet rasti i parë me fruth, i infektuar një fëmijë. Kishte ardhur nga..

December 26, 2025
Tiranë, aksident tragjik në Zall Bastar, makina del nga rruga dhe bie në humnerë! 2 persona humbin jetën (DETAJET)

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

December 26, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 27 dhjetor 2025

December 26, 2025
“Na zhvishnin lakuriq”- Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik: Polici xhelat i Spaçit për të ngrënë bukën e mykur dhe supën me krimba…

“Na zhvishnin lakuriq”- Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik: Polici xhelat i Spaçit për të ngrënë bukën e mykur dhe supën me krimba…

December 26, 2025
Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Në Janar do bllokojmë sheshin deri në ikjen e Ramës

Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Në Janar do bllokojmë sheshin deri në ikjen e Ramës

December 26, 2025
Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Përgjigja ime ndaj urrejtjes së berishanëve që ma hodhën edhe në ditën e Krishtlindjes!

December 26, 2025
VIDEO/ “Më duket i mbushi brekët!”- Futbollisti i kombëtares u bë baba për herë të parë, shfaqet me vajzën në krah! Momentet e ëmbla

VIDEO/ “Më duket i mbushi brekët!”- Futbollisti i kombëtares u bë baba për herë të parë, shfaqet me vajzën në krah! Momentet e ëmbla

December 26, 2025
Transformimi i pabesueshëm i aktorit! Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

Transformimi i pabesueshëm i aktorit! Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

December 26, 2025
Imuniteti i Ballukut/ Deputetët e opozitës kërkuan mbledhje të Këshillit të Mandateve, Bylykbashi: Na u mbyll dera e sallës

Imuniteti i Ballukut/ Deputetët e opozitës kërkuan mbledhje të Këshillit të Mandateve, Bylykbashi: Na u mbyll dera e sallës

December 26, 2025
Trondit tragjedia në../ Mbijeton vetëm djali 3-vjeçar, shoferja e dehur vret një familje që po kthehej nga një festë Krishtlindjesh

Trondit tragjedia në../ Mbijeton vetëm djali 3-vjeçar, shoferja e dehur vret një familje që po kthehej nga një festë Krishtlindjesh

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com