• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fshehja e dytë e Sali Berishës nga Basha: Ku ndryshon nga 2011-a!

by Ylli Pata
12/04/2021 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Fushata elektorale ka hyrë në pjesën e saj finale dhe tashmë është e qartë fenomeni më i rëndësishëm i saj.

Fshehja politike dhe fizike e Sali Berishës nga skena qendrore e spektaklit elektoral të PD-së tashmë është një fakt i rëndësishëm.

Një fakt që u pa që në tubimin prezantues të Lulzim Bashës në shehin “Nënë Tereza”, ku ishte pjesa më e madhe e skuadrës së opozitës, por “shkëlqente” me mungesën e tij doktor Berisha-lideri historik i PD-së, ish-president i Republikës dhe ish-kryeministër i vendit.

Tashmë duket se kjo mungesë e Doktorit nuk është rastësi, por taktikë politike e hartuar nga strategët e huaj të Lulzim Bashës, në mënyrë që të mos kompleksohet fushata e opozitës nga sulmet shënjestruese të Ramës për forcën reale të Berishës dhe Metës në vendimet e Partisë Demokratike.

Dhe që prej nisjes së fushatës, Berisha nuk ka qenë prezent as në takimet e zgjeruara elektorale, por as në fushatën në zonën e tij elektorale që është Kavaja.

Ndryshe nga “senatorët” e PS-së, që janë aktivë në fushatën socialiste; Gramoz Ruçi në krye të qarkut Fier, Fatmir Xhafa e Pandeli Majko në Tiranë etj, PD vijon me kompleksin “Berisha”.

Në fakt, nuk kemi të bëjmë me një fenomen të ri në logjikën dhe aksionin e PD-së, por me një “dejavu” që është praktikuar edhe në vitin 2011, në kulmin e pushtetit të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, që ishin në aleancë politike që nga viti 2009.

Kompania që kuronte PD-në, Podesta Group, këshilloi Lulzim Bashën që kandidonte për kreun e Bashkisë Tiranë, që të largonte Sali Berishën nga fushata.

Kjo, pasi edhe si pasojë e vrasjes së 4 qytetarëve më 21 janar 2011 në protestën e opozitës, Berisha trembte elektoratin gri, që Lulzim Basha synonte ta kishte elektorat për të marrë votat për kryetar i bashkisë së kryeqytetit.

Në një farë mënyre, ajo strategji eci, pasi në fund, Basha mori një numër të konsiderueshëm votash,  edhe pse nuk arriti të fitonte, e bashkinë e mori me makinacione në KQZ-në e Arben Ristanit.

Por atëherë, ai që quhet elektorati gri, i dha një shans Lulzim Bashës, që u ofrua si një figurë e re dhe një imazh që premtonte se nuk do të polarizonte vendin, por do të administronte Tiranën sa më mirë të mundte.

Dhe për ta ndarë, ai besim ju dha si një kandidat për kryebashkiak dhe jo politikisht për të drejtuar vendin.

Madje deklaroi se nuk do të merret fare me politikë, por vetëm me bashkinë.

Por Lulzim Basha çfarë bëri? Atë besim që ju dha nga një pjesë e konsiderueshme e elektoratit e flaku tutje si një leckë.

Menjëherë sapo ju dha mundësia, pas dy vjetëve ecje bosh si kryetar bashkie, shkoi dhe mori drejtimin e Partisë Demokratike, duke shkelur premtimin themeltar të dhënë në fushatë.

Madje, nuk u mor fare me bashkinë në dy vitet që pasuan, pra 2013-2015, duke ju sjellë bashkëqytetarëve të tij protesta e përplasje në Tiranë, në vend të punës për të administruar qytetin.

Ndërkaq, kreun e PD-së nuk e mori nga një garë politike, por nga një dhuratë që i bëri Sali Berisha, duke shkelur të gjitha rregullat e garës.

E më pas Basha largoi të gjithë elitën e PD-së, duke mbajtur fort Sali Berishën.

Të cilin e kandidoi rresht në dy zgjedhje, duke ndjekur politikat radikale që kërkonte Berisha, siç ishte djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale të vitit 2019.

Siç e shkruan vetë Basha në librin e tij “Misioni im”, ai nuk e ka konsideruar asnjëherë një pensionim politik të parardhësit të tij, por e ka përveçse mentor, një bashkëpunëtor të afërt dhe një pjesë të udhëheqësisë politike të Partisë Demokratike.

Por fshehja “elektorale” e Berishës nga Basha i ngjan tejekëput taktikës së strucit, që fut kokën në rërë dhe lë trupin.

Sali Berisha nuk është një fenomen politik i fshehur, por një fuqi reale që ndikon në vendimet dhe zhvillimet e Partisë Demokratike.

Nëse në vitin 2011, Basha mori një sinjal nga elektorati gri si një test për të treguar se është një politikan i pavarur, këtë provë nuk e kaloi kurrë.

Fshehja e Berishës nuk ngjit dhe kjo duket hapur jo vetëm tek ajo pjesë gri e zgjedhësve, por edhe e militantëve të PD-së, që e shikojnë Lulzim Bashën si derivat, e jo si një burim, aq më pak si një “avatar”, siç u tentua të vizatohej në vitin 2011.

Por edhe si avatar digjital, ai sërish komandohet nga “Doktori digjital”…

Next Post
“Unë besoj! Ne do të fitojmë”/ Nga Ndrenika e Kurti te Mariza Ikonomi e Eneda Tarifa, artistët shfaqen në mbështetje të PS

“Unë besoj! Ne do të fitojmë”/ Nga Ndrenika e Kurti te Mariza Ikonomi e Eneda Tarifa, artistët shfaqen në mbështetje të PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In