Një 29 vjecar nga Peqini është arrestuar pasi po transportonte emigrante të paligjshëm.
Policia organizoi operacionin pas informacioneve që kishte marrë se ky shtetas po fshihte në makinen e tij “range Rover” disa shtetas të huaj.
Gjatë kontrollit në mjet në aksin Elbasan-Tiranë, u kapen 10 emigrante të huaj, të cileve Shpetim Memolla nga Peqini iu kishte marrë nga 50 euro seicicilit për ti dërguar deri në Tiranë.:
Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan mjeti tip “Range Rover”, një aparat celular dhe një sasi parash.
/a.r