• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fshati që ka një burg, por që edhe vetë është ‘i burgosur’ nga varfëria

by Java News
12/12/2017 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cikli: “Antiheronjtë e “qyteteve të harruara”*

Nga Armando Meta dhe javanews.al

Dikur një zonë që jepte prodhime tre herë në vit, sot një tokë nga e cila ka dalë zbulimi me i madh arkeologjik ne hapësiren Shqiptare i cili i perket epokes se bronzit. Torovica një zonë sot me vetëm 5 mijë banorë është lënë në mëshirë të fatit. Që nga koha e diktaturës këtu nuk ka vënë dorën askush për të ndërtuar 11 km rrugë që të lidh këtë fshat me qytetin e Lezhës. Që prej kohës kur aksi kombëtar që lidh kryeqytetin me Shkodren kaloj në krahun tjeter kjo zonë mbeti tërësisht jashtë vëmendjes.

Për të përshkuar këto pak kilometra deri në qender të fshatit, duhen më shumë se 40 minuta. Zona ka nisur të popullohet rreth viteve 70 kohe kur nisi dhe tharja e kënetes, ndërsa familjet e ardhura janë kryesisht nga zonat verilindore të Shqipërisë.Ata u shpërngulën për një jetë më të mire, por siç thonë, në realitet po u rezulton e kundërta. Mungesa e investimeve në gjithë këto vite e ka kthyer Torovicen një zonë të pabanueshme.

Fillimisht u pritëm në familjen Gjoka ku jetojë 8 persona. Varfëria është e skalitur në çdo cep të shtëpisë. Gjithçka mungon. I zoti i shtëpisë Nikoll Gjoka tregon që kanë ardhur nga Mirdita në vitin 1985 me shpresën për një jetë më të mirë. “Ajo me të cilën u përballëm,- rrëfen ai ishte edhe më keq,- pas rënies së komunizmit fermat u shkatërruan dhe s’kishte më punë”. 8 anëtarët e kësaj familje ushqehen me rrogën e nuses së shtëpisë, e cila punon në një fabrikë për përpunimin e peshkut, më një pagë prej 150 mijë lekësh të vjetra.

E zonja e shtëpisë Marie Gjoka tregon se papunësia është plaga më e rëndë e të gjithë banorëve të ish-Kampit. Pjesa më e madhe e të rinjve por edhe familje janë larguar drejt Gjermanisë dhe vendeve të Evropës për të kërkuar azil edhe pse shumë prej tyre i kanë kthyer.

Punën në bujqesi dhe blektori kanë si burim të vetem të ardhurash banorët e kësaj zone. Por pavaresisht se tentojnë të punojnë shumë familje në Torovice nuk mund të sigurojnë as bukën e gojës, duke i kthyer sytë nga kisha katolike.

Por edhe pse punojnë, varfëria është ulur këmbnkryq në shum prej familjeve të kësaj zone që nuk kanë mundësi të tjera jetese. Në dyqanin e fshatit lista e borxheve vijon të shtohet ndërsa bizneset që në këto kushte nuk kanë tjerë zgjidhje veç të mbajnë shënim deklarojnë se janë drejt falimentimtit dhe se janë detyruar të marrin edhe kredi.

Në këto kushte shumë familje janë larguar nga Torovica, duke kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa shumë të tjere po kërkojnë ta braktisin këtë zonë.

Në një strehëz shpëtimi për ta është kthyer kisha katolike. Në kishë vijnë e shkojnë çdo ditë rreth 30 fëmijë të cilët merren çdo mëngjes nga shtëpitë e tyre dhe shoqërohen po nga motrat e kësaj kishe.

Aktiviteti që këta fëmijë kryejnë në këtë kishë përfshirë dhe orët e mësimit dhe jo vetëm argëtim mund të jetë shpresë për ata dhe prindërit e tyre për një të ardhme më të mirë.

Rrugës ne u takuam edhe me Pashko Qosaj i cili na tregon për njëmijë e një halle në të cilat është zhytur kjo zonë.
Mungesa e vëmendjes së pushtetit për të investuar në këtë zonë për Pashkon është e papranueshme.
Nga njëra familje tek tjetra situata është edhe më e rendë. Në këtë godinë jetojë 4 anëtarët e familjes Paplekaj, të cilët kanë ardhur para një viti nga Tropoja.

Ndalesa jonë e fundit në këtë kamp është edhe më e dhimbshmja. Ky është Ndue Papleka, 84 vjeç i cili jeton në një dhomë të ngushtë dhe të zbrazët. I ftohti depërton në të katërta anët dhe Ndue përpiqet që t’i bëjë ballë të ftohtit dukë u strukur poshtë mbulesave.

Sëmundja e ka detyruar që të shtrihet pasi ai zakonisht del në mal për të mbledhur sherbelë që të sigurojë ndonjë lekë pasi pensioni nuk i mjafton as për nevojat minimale. Ai kërkon nga pushteti vendor që t’i ndihmojë qoftë edhe me ushqime. E ndërsa nevoja me e domosdoshme e tij është së paku një dhomë e ngrohtë.

Bashkia e Lezhës thotë se projekti i Rruges Balldre-Torovice-Bent më një gjatësi 18 km e cila kap vleren e 5 milion dollareve është bërë gati prej kohesh dhe është dërguar për financim pranë qeverisë dhe donatorëve të tjerë. Kreu i bashkisë ka një premtim, që në rast se kjo rrugë nuk do ndërtohet ai vetë nuk do të kërkoj një mandat të dytë.

Për kreun e bashkisë kjo rrugë ka edhe një vlerë të madhe që nuk i shërben vetëm banorëve të izoluar të kësaj zone, por mund të lidhë më shpejt Lezhën dhe gjithë turistët me zonën e Velipojës.

Një fshat ku jetojnë njerëz që duan të punojnë, aty ku dikur diktatura kishte vendosur të ndërtonte një burg për ata që flisnin kundër pushtetit sot kërkon më shumë vëmendje. Aty ku gratë punojnë në arë e ku burrat pas punes kalojnë kohën e mbetur në lokale duke kritikuar të gjitha pushtetet kërkohet sot gjëja më minimale vetëm një rrugë me të cilën abuzohet duke paguar me milion lekë kompani që hedhin mbi rrugë jo asfalt por kamionë me dhe e cila nuk zgjidh asgjë. Aty ku thirjet për vëmendje janë një këmnba për të gjithë.

*“Ky botim u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë- Soros. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Fondacionit Soros”.

 

 

 

 

 

Next Post
Alarmon FBI: Amerikën do ta sulmojë ISIS në fundvit

"Berisha e Meta duan ende kryeprokurorin, është në prag arrestimi nga FBI"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përdhunoi 12-vjeçaren, ky është 70-vjeçari që u arrestua nga policia e Pogradecit (EMRI-FOTO)

Përdhunoi 12-vjeçaren, ky është 70-vjeçari që u arrestua nga policia e Pogradecit (EMRI-FOTO)

December 30, 2025
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

VENDIMI/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur (EMRAT)

December 30, 2025
“I bëre shqiptarët frikacakë”, plas debati në studio mes Qafokut dhe Lapajt: Dështuat në zgjedhje, nuk ia dolët

“I bëre shqiptarët frikacakë”, plas debati në studio mes Qafokut dhe Lapajt: Dështuat në zgjedhje, nuk ia dolët

December 30, 2025
LVV do ta “zvogëlojë ndikimin e Listës Serbe” në institucionet e reja

LVV do ta “zvogëlojë ndikimin e Listës Serbe” në institucionet e reja

December 30, 2025
CIA ka kryer sulm me dron ndaj një objekti portual në bregun e Venezuelës

CIA ka kryer sulm me dron ndaj një objekti portual në bregun e Venezuelës

December 30, 2025
VIDEO-“U gjet i djegur plotësisht”/ Detajet nga policia: Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 66-vjeçari

VIDEO-“U gjet i djegur plotësisht”/ Detajet nga policia: Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 66-vjeçari

December 30, 2025
Berisha bëhet gati për “Foltoren”, Lapaj i “liron” vendin/ Zhvendos protestën disa metra më tutje

“Vitin e Ri do e hamë këtu në shesh si Krishtlindjet”, Lapaj: Do ketë reagim popullor kundër regjimit të Ramës

December 30, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Viti i përplasjes së drejtësisë me pushtetin

December 30, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Masat urgjente per prishjen e syrit te keq

December 30, 2025
Vrasja e Renis Dobrës, detaje nga dosja hetimore: Shenja laku në qafë, tiroidja e dëmtuar i shkaktoi vdekjen…Zbardhet dëshmia e kushëririt

Vrasja e Renis Dobrës, detaje nga dosja hetimore: Shenja laku në qafë, tiroidja e dëmtuar i shkaktoi vdekjen…Zbardhet dëshmia e kushëririt

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com