Politikani rus i opozitës, Sergei Udalcov, lideri veteran i lëvizjeve të protestave kundër qeverisjes afatgjatë të presidentit Vladimir Putin, është liruar sot nga burgu.
Udalcov, 40 vjeç, i cili ka drejtuar grupin pro-komunist “Left Front” për katër vjet e gjysmë ka qënë nxitësi i protestës në qendër të Moskës në prag të mandatit të tretë të Putinit, në maj 2012.
Protesta, e mbështetur nga disa anëtarë të njohur të lëvizjes, përfshirë liderin përfundimtar, Aleksei Navalni, u përfshi nga aktet e dhunshme midis demonstruesve dhe policisë.
Navalny pritet të kandidojë si rivali i Putinit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, por një dënim i diskutueshëm lidhur me akuzat për korrupsion ka të ngjarë ta mbajë atë larg votimeve./b.d










