• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fryma opozitare është një “mall” që nuk importohet!

by Alfred Peza
17/12/2018 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Me gjithë sforcimin e jashtëzakonshëm të PD dhe sidomos LSI, për të krijuar idenë e një frymë pakënaqësie përtej studentore, mitingu i paralajmëruar i së hënës tregoi bash të kundërtën. Tregoi atë që është mësimi numër një i demokracisë: Fryma krijohet atëherë kur një mase e caktuar e shoqërisë, bëhet bartëse e së resë, për shkak të nevojës së saj të brendshme për ndryshim.

Fryma nëse nuk ekziston realisht, ajo nuk mund të klonohet artificialisht. As me imponim. E aq më pak me urdhëra partie. As me skenare, e as me të “vërteta” hileqare.

 

Tri gjëra u dalluan qartë në raport me opozitën, nga protesta e së hënës:

Së pari, sado e zonja, e sofistikuar dhe e kalkuluar që të jetë nga pikëpamja e organizimit politik në terren, një apo disa forca politike, ato kurrë nuk do mund ta shesin për një kohë kaq të gjatë “sapunin për djathë”, në epokën e internetit. Që do të thotë se ato nuk mund t’ia shesin dot qytetarëve, hallin e vet, për të studentëve!

Së dyti, ajo që ka thënë Salianji gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD se armiku më i madh i opozitës së sotme është “paqartësia”, pavarësisht se përse u tha, duket të jetë një përcaktim “i sinqertë”. Me një ndryshim të vockël: “Paqartësia” nuk është armiku i dytë më i madh i saj.

E vërteta është se “paqartësia”, është e para dhe i vetmi armik real që opozita jonë ka sot kundër. Për rrjedhojë, një opozitë e paqartë për vete, nuk ka se si të qartësojë e aq më pak, të frymëzojë qytetarët e vendit të vet. E aq më pak akoma, studentët e vërtetë me hallet dhe kërkesat e tyre të vërteta, që janë shumë më të qartë se gjithkush, në atë që duan dhe po kërkojnë në ato 8 pika të paraqitura.

Së treti, e vetmja e vërtetë që ishte thënë më parë dhe u konfirmua plotësisht në protestën e së hënës, ishte fakti se ajo zyrtarizoi jo vetëm pengmarrjen publike të saj nga ana e opozitës, por edhe diçka më tepër: Në ndryshim nga të gjitha rastet e tjera të kauzave qytetare që PD dhe LSI kanë vrapuar tia rrëmbejnë, këtë radhë nuk u tentua përplasja direkte me policinë. Por, diçka tjetër.

Në përpjekje për të bllokuar kryqëzime e rrethrrotullime, me besimin se do tërhiqnin edhe popullin me vete në protestën e grabitur, opozita nuk bëri gjë tjetër veçse e acaroi atë. Duke i hequr në këtë mënyrë përfundimisht, edhe shijen e simpatisë kolektive që studentët e vërtetë fituan, në ditët e para të protestës në Rrugën e “Durrësit”.

Atje ku qëndruan derisa i hoqën përdhunshëm nga aty, në kërkim jo të zgjidhjes së porblemeve të tyre, por të kokës së Edi Ramës. Derisa e katandisën këtë të hënë me sukses të plotë, protestën me militantët e tyre, në një pulë me kokë të prerë, që nuk dinte se ku shkonte më parë e hallakatur, duke kakarisur lart e poshtë nëpër qytet.

Të gjitha këto por edhe të tjera, tregojnë më së miri, se fryma opozitare nuk është një mall që importohet. Aq më pak, që të grabitet ditën për diell a për shi, përpara studentëve të vërtetë në hallin e tyre real, përpara kamerave dhe rrjeteve sociale. Ndryshe shndërrohesh si këtë të hënë. Jo vetëm në një opozitë “të paqartë” por edhe të pabesueshme! (Alpenews)

Next Post
Raporti i senatit të SHBA/ Ndërhyrja ruse vazhdon

Raporti i senatit të SHBA/ Ndërhyrja ruse vazhdon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In