• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Fryma e Solidaritetit i është e nevojshme Evropës së sotme

by Java News
28/08/2020 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Fryma e Solidaritetit i është e nevojshme Evropës së sotme

 

Marrëdhëniet mes vendeve evropiane ndërtohen mbi bazën e parimit të solidaritetit. Kjo është garancia më e mire në ndërtimin e një të ardhme më të mire për Evropën.

Nga Mateusz MORAWIECKI*

Kryeministër i Republikës së Polonisë

Dyzet vjet më parë, në muajt e nxehtë të verës së vitit 1980, Evropa dukej krejtësisht ndryshe nga ç’është sot. Kontinenti atë kohë, pritej nga Perdja e Hekurt, e cila nuk ishte vetëm një vijë metaforike e ndarjes politike. Në thelb ajo ndante shtetet e lira dhe demokratike nga ato të privuara nga sovraniteti dhe plotësisht të varura nga perandoria sovjetike. Mes vendeve të mbetura pas lufte nën protektoratin e regjimit komunist ishte edhe atdheu im – Polonia. Polonia, që si rezultat i Luftës së Dytë Botërore humbi afro 6 milion qytetarë, gjysma e të cilëve shtetas polakë me origjinë hebreje. Një katastrofë pas së cilës – njerëzisht – nuk kishim të drejtë të ringriheshim.

E megjithatë ne u përpoqëm. Në kohën e skllavërimit të pasluftës, të quajtur periudha e Republikës Popullore Polake, polakët nuk hoqën dorë nga synimet për përmbushjen e ëndrrave të tyre për vetëvendosje, liri dhe pavarësi. Asnjëherë nuk jemi pajtuar me verdiktin e padrejtë të historisë. Kjo është arsyeja pse në Poloni është ndërmarrë në vijimësi një luftë heroike kundër regjimit të hekurt të varur nga Moska. Fatkeqësisht, pa dobi. Sepse pushteti komunist shtypte me gjak çdo lloj proteste shoqërore, survejonte shoqërinë ose censuronte manifestimet e lirisë në art dhe letërsi. Çdo shpërthim i radhës rriste numrin e viktimave, megjithatë shpresa nuk zbehej.

Fryt i kësaj shprese ishte Gushti ’80, një përmbysje e vërtetë. Ishte një fenomen i paimagjinueshëm për gjithë bllokun sovjetik. Diçka që shkaktoi habi dhe admirim mbarëbotëror në të njëjtën kohë. Pas një seri grevash të punëtorëve në kantiere dhe qendra të tjera pune anembanë Polonisë, partia despotike komuniste më në fund u detyrua të përkulej. U dha atëbotë pëlqimi për herë të parë në historinë e shteteve të bllokut sovjetik, të sindikatave punëtore të pavarura nga qeveria dhe vetë-qeverisëse.

Kështu lindi “Solidarnost”. Formalisht ishte një organizatë sindikaliste, por në të vërtetë ishte një lëvizje shoqërore mbarëkombëtare që bëri bashkë miliona polakë në një komunitet plot besim. Po nga buronte ky besim? Ne e morëm atë, vijojmë ta marrim ende sot, nga një traditë shumëshekullore politike – dashuria për lirinë dhe demokracinë. Nga lidhja me Evropën, ku Polonia ka qenë pjesë aktive për njëmijë vjet. Por edhe nga frymëzimi që ka ngjallur në shoqërinë polake papa Gjon Pali II- zgjedhja e tij në Selinë e Shenjtë ka qenë për polakët një burim i pashtershëm shprese dhe force. Sot, pas vitesh, duket fare qartë se Solidarnost ishte ai guraleci që shkaktoi ortekun që solli për rrjedhojë rënien e Perdes së Hekurt në 1989. Falë “Solidarnost“, Polonia u çlirua nga sfera e ndikimit sovjetik dhe Evropa mund të bëhej edhe njëherë një e tërë.

Ndonëse kanë kaluar dyzet vjet nga lindja e “Solidarnost”,idealet e Solidaritetit janë dhe duhet të jenë për ne ende të gjalla. Ne, polakët, i ruajmë ato jo si eksponatë muzeumesh, porsi vlera që përcaktojnë standardin në jetën publike, një model autentik që aspirojmë. Gjithsesi solidariteti është më shumë se një postulat socio-politik. Kjo formë e ekzistencës është e pranishme gjithashtu në veprimet dhe sjelljet e përditshme. “Nuk ka liri pa solidaritet”- i përsëritim vetes fjalët e Gjon Palit II. Nuk harrojmë po ashtu që nuk ka solidaritet pa dashuri, dhe që pa këto të dyja – nuk ka as të ardhme.

Kur fatkeqësitë natyrore godasin shoqërinë tonë – përmbytjet, katastrofat, zjarret, tornadot – solidariteti bëhet jo vetëm një nga parimet kryesore të veprimit, por thjesht një kusht për mbijetesë. E kemi parë dhe vazhdojmë ta shohim në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Ndihma e pakushtëzuar, sakrifica për të shpëtuar të tjerët, altruizmi i sinqertë, empatia, tejhedhja e frikës dhe egoizmit – modele të tilla demonstruan në momentet më të vështira mjekët, zjarrfikësit, shërbimet me uniforma, farmacistët, por edhe shitësit, mësuesit, sipërmarrësit dhe qindra-mijëra qytetarë të zakonshëm. Falë qëndrimit të tyre mundëm të bindeshim ç’është solidariteti në praktikë. Solidariteti sidoqoftë është një gjë tepër e vyer për ne që të kujtohemi vetëm në kohë krize. Idealet e tij duhet të jenë gjithashtu përmbajtja e jetës sonë së përditshme, që manifestohen përditë me mirësi, mikpritje, hapje dhe mirëkuptim. Për t’i zbuluar ato, mjafton t’i kushtojmë vëmendje të thellë ekzistencës sonë,të njohim më mirë të gjitha cilësitë fisnikëruese të personalitetit tonë.

Kushdo që gjen frymë solidariteti në vetvete, do ta kuptojë që nuk mund të kufizohet vetëm në sferën individuale. Solidariteti kërkon bashkësi, sepse vetëm aty përmbushet plotësisht. Ndaj, ne duhet ta bëjmë atë rregull fundamental të jetës sonë kolektive. Për këtë bindemi posaçërisht sot, kur miliona polakë, sikundër qytetarët e vendeve të tjera të Evropës, po luftojnë me pasojat ekonomike të pandemisë. Parandalimi i vendosur i përhapjes së virusit dhe aplikimi i shpejtë e një strategjie të guximshme antikrizë, që mbron si sipërmarrësit, ashtu edhe punonjësit, familjet e tyre dhe pushtetet vendore – nuk do të ishin të mundura nëse në veprimet tona nuk do të udhëhiqeshim nga roli primar i solidaritetit.

E njëjta frymë i është e nevojshme edhe Evropës së sotme.  Bashkë kemi qenë nëpër zigzage dhe po bashkë duhet të dalim në rrugë të drejtë- si një bashkësi e vetme. Andaj është kaq e rëndësishme që në momentin e e sprovës së egoizmit të triumfojë qëndrimi i bashkëpunimit të njëmendtë. Ne dëshirojmë një Evropë të fortë, sikundër duam edhe një Poloni të fuqishme. Jam i bindur që do të jemi në gjendje ta ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët për aq kohë sa trashëgiminë e Solidarnost ta vendosim në themel të veprimeve tona.

Kjo është arsyeja pse sot, dyzet vjet pas gushtit të paharrueshëm ’80, detyra jonë kryesore është të bëjmë që, veçanërisht në sytë e botës, Solidarnost të mos mbetet veç një kartë në historinë e kombit polak. Ne duhet të bëjmë solidaritetin një projekt të gjithë Evropës, dhe për këtë solidariteti është propozimi ynë për dekadat e ardhshme të zhvillimit.

Marrëdhëniet midis vendeve evropiane – pavarësisht madhësisë dhe potencialit të tyre ekonomik – duhet të modelohen mbi bazën e marrëdhënieve ndërnjerëzore. Dhe këto ndërtohen natyrshëm pikërisht mbi bazën e parimit të solidaritetit. Kjo përbën një garanci të pagabueshme për ndërtimin e një të ardhme më të mirë për Evropën.

 

*Teksti botohet njëkohësisht në të përmuajshmen polake “Wszystko Co najważniejsze”.

 

Next Post
Sikur thirrja e Ilir Metës për Serbinë të ishte bërë edhe për Shqipërinë!

Intrigë veç rri në këmbë, pa merr çfarë rruge të duash!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In