• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fryma antireformiste në refuzimin e ligjit të ri për arsimin

by
18/08/2015 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardian Ndreca/

Para pak ditësh presidenti i Republikës ktheu pa firmë ligjin “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Meqë ne jemi nji popull shkrimtarësh, filozofësh, kritikësh, gazetarësh, shumëkush e pa me vend me fol edhe krejt në tym, pa e pasë lexue ligjin i cili ka plot 88 faqe. Kësisoj shumica e këtyne mendjeve të ndriçueme përfunduene tue thanë gjana të pavërteta, banalitete dhe arsyetime të tipit “Cicero pro domo sua”, pra shprehje të nji konflikti të thellë interesash që nuk mund të anashkalohen në emën të fjalës së lirë.

Përpara se të “keqkuptohem” (gja e cila nuk më shqetson aspak) për anësí në lidhje me ligjin, do të shtoj se ky ligj mund të kishte qenë shumë ma i mirë se asht, sidomos në qoftë se ata që e kritikuen vetëm pak ditë para aprovimit do të kishin pasë inteligjencën dhe zotësinë profesionale për nji qasje kritike konstruktive ndaj tij në hapat parapërgatitorë.

Ky ligj kaloi nji proces konsultimi 18 mujor, prandaj haxhiqamilizmi politik që qëndron mbas sulmit të minutit të fundit si dhe ata që mbrojnë privilegje të fitueme pa merita në këto vite, u zgjuene tepër vonë prej letargjisë për me nisë me dogmatizëm betejen e llafeve. Publiku nuk kuptoi prej tyne se cili nen apo cila shkronjë apo numër i ndonji neni nuk shkonte, pse fryma nuk paska qenë kushtetuese. Publiku nuk e kuptoi pse kritikat nuk ishin profesionale por thjesht fryt i nji propagande dhe i nji demagogjie politike.

Në ketë mënyrë ata që kishin detyrën të jepnin nji kontribut kritik ndaj ligjit, për faj të nji mendësie trashamane që len gjithçka mbas doret, apo ia beson llafeve të kafehaneve e atyne televizive, edhe kësaj here dolën vetvetiut jashtë loje.

Në çka e përkeqëson gjendjen aktuale ky ligj? Këtë gja asnji sish nuk na e thotë me argumenta dhe tue krahasue nenet dhe frymën ligjore me ligjin e maparshëm. Në çka e përmirson? Mjafton me marrë mundimin me lexue ligjin, tue pasë parasysh mjerimin e sotëm, dhe do ta kuptoni se ai ligj nuk përkeqëson asgja, por vetëm rreket me përmirësue gjendjen katastrofike ku jemi sot.

Ligji merret me problemin e cilësisë, me standardizimin dhe unifikimin e mësimdhanjes dhe kërkimit shkencor, ai përcakton rolin e shtetit, kujdeset për meritokracinë në rangjet akademike, për financimin dhe konkurrencën e lirë dhe të ndershme, ligji garanton autonominë e arsimit të naltë, monitoron standardet, merret me akreditimin, garanton paprekshmerinë e institucioneve, laicitetin, neutralitetin politik etj.

Në ketë spektër padyshim që hyjnë edhe universitetet private, kërpurdhizimi i tyne pa kriter dhe pa kontroll, siç dihet, u favorizue prej qeverisjes së Berishës. Në qoftë se nuk duem me u kthye tek mendësia komuniste, do të pranojmë se këto institucione në vetvete ndihmojnë përparimin e dijes dhe stimulojnë konkurrencën. Kuptohet, kur janë të akreditueme ndershmënisht, kur kanë transparencë, pra, kur s’janë lavatriçe fondesh mafioze, kur janë vatra kërkimi shkencor, kur kanë personel akademik “full time” simbas akteve nënligjore dhe statuteve të aprovueme nga shteti. Sigurisht që universitete të tilla nuk janë bindëse kur kthehen në tagrambledhës psh. nepërmjet nji numri aq të madh doktoraturash sa që për me i ndjekë ato studentshkreta do të duheshin të gjithë profesorat e mundshëm tue nisë prej te Leonik Tomeu e tue mbarue tek rishtari i fundit.

Nga ana tjetër vetë universitetet shtetnore janë kthye në vatra korrupsioni dhe paaftësie ku ushtrohet nji lloj e drejte feudale e nuliteteve që janë katapultue ndër vite dhe i kanë shndrrue ato në atole të pakuptimta, gjysëm të përmbytuna prej injorancës dhe dembelisë, prej klientelizmit që ka sjell në katedra njerëz pa kurrfarëlloj aftësijet në kërkimin shkencor dhe në mësimdhanje. Në ketë mënyrë shumë departamente janë kthye në vende qokash, favoresh politike e familjare, ku i digjet kêm (temjan) do librave të shkruem me hirrë mendore, që gjithçka mund të jenë posë se kërkime shkencore.

Ligji në fjalë nuk prek Akademinë e Shkencave, e cila asht kthye në azil pleqsh ku paguhen deri edhe shkruese në kompjuter për kujtimet e atyne që janë parkue aty prej dekadash. Asnji hap përpara nuk ka ba shkenca shqiptare prej dinosaurëve që janë strehue te ajo Akademi. Le t’u jepet nji pension, por mos e queni akademi institucionin që i livron shuma të konsiderueshme do njerzve që i kanë marrë titujt tue citue Leninin dhe Enver Hoxhën krye pesë rreshtash, se nuk ka lezet!

Nga ana tjetër ligji nuk prek as QSA-në, e cila si model qëndron, por politizimi i skajshëm dhe paaftësia drejtuese e kanë kthye në nji institucion të pakuptimtë dhe shumë larg prej objektivave themeluese. Tue shpëtue modelin do të duhej shmang rreptësisht nji politizim i ri i saj; mjaft ma me besnikë të Sali Berishës apo të Enver Hoxhës, kemi sa të duesh shkencëtarë të rinj që janë rritë e formue larg hijes ideologjike të këtyne monstrave.

Në gjithë ketë mesele nuk mund të mungonte as vetë pararoja e budallallekut të institucionalizuem, ase e thanun ndryshe Bujar Nishani, i cili përsërit si papagal çka i kanë shkrue tek SHQUP-i, tue u kthye për të satën herë në nji bastion të antireformizmit. Argumentet e tija për “financim të pjesshëm” apo “ligji është për shtetin jo për universitetet”, s’mund t’i ketë përçansue nji mendje e njitrajtshme si ajo e tija, por ndonji bendenyz me diplomë prej atyne që s’mungojnë në Shqipninë tonë, tue ia shtue mjerimin dhe zbraztinë.

Megjithatë ligjet në vetvete nuk mjaftojnë me e ndryshue gjendjen tonë kritike, ma së parit duhet të pyesim veten a i nevojiten shoqnisë shqiptare gjithë këta të laureum, këta doktora e profesora që kanë dalë bindshëm gjithandej? Apo kemi ma shumë nevojë për nji arsim profesional bashkëkohor dhe para së gjithash për nji luftë të rreptë kundër analfabetizmit!

Next Post

E mbani mend Oltën e BB? Rikthehet me format bombë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

March 9, 2026
Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

March 9, 2026
Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

March 9, 2026
“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

March 9, 2026
Krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore/ Prokuroritë speciale të Kosovës dhe të Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshjen

Krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore/ Prokuroritë speciale të Kosovës dhe të Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshjen

March 9, 2026
Vendet e G7 nuk lirojnë rezervat strategjike të naftës, Putin: Jam gati të furnizoj me gaz Evropën

Vendet e G7 nuk lirojnë rezervat strategjike të naftës, Putin: Jam gati të furnizoj me gaz Evropën

March 9, 2026
Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In