• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Frustrimi nga izolimi dhe gëzimi që po ua pranojnë paratë…

by Mero Baze
30/04/2025 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga: Mero Baze

Shikoni pak lajmet e postuara nga udhëtimi i Berishës në Valencia.

Berisha në avion. Floriana në krah që e pyet ku po shkojnë, siç pyet naivisht një femër e dashuruar që ia ka besuar destinacionin atij që ka në krah. Dhe ai i thotë gjithë lumturi: “Në Valencia, në Kongresin e Partive Popullore.”

Pastaj zbresin. Një video tjetër. Floriana e pyet: “Çfarë do bëjmë në Valencia?”

– “Do denoncojmë mafien më të rrezikshme të drogës dhe krimit në botë që ka pushtuar Shqipërinë.”

Ajo buzëqesh prapë e lumtur dhe filmon veturën që i pret.

Pastaj hyjnë në hollin e pallatit ku mbahet Kongresi.

– “Ku jemi këtu?”

– “Këtu jemi mes liderëve të Partive Popullore në Evropë, të cilët janë shumë të lumtur që unë jam sot mes tyre.”

Pastaj ai ngrihet të flasë. Nuk është se kamera fokusohet nga salla, se ka shumë karrige bosh, por për fat të keq fokusohet tek vetë Berisha. Mes lajthitjeve që dominojnë fjalën nga demenca, e vetmja gjë e qartë ishte denoncimi i Shqipërisë si vend i krimit, drogës dhe si zanafilla e çdo të keqeje në Evropë.

Shfaqet sërish fytyra e ndritur e Florianës.

Pastaj një video tjetër:

– “Çfarë ndodhi në mbledhjen e Partive Popullore?”

– “Evropa mezi pret fitoren tonë. U mrekulluan nga fjalimi im dhe denoncimi që i bëra Shqipërisë si një vend i drogës, krimit dhe diktaturës më të egër në Evropë.”

– “Çfarë do të ndodhë tani?”

– “Tani, Floriana, unë sot kam nderin të ha darkë me gjithë këta të ftuarit në mbledhje. Darka do të jetë madhështore…” Pastaj duket që para darkës hynë në tualet.

Këto janë pak a shumë përmbledhjet e videove të postuara nga Berisha dhe zëdhënësja e tij në një takim rutinë të Partive Popullore në Valencia, të Spanjës.

Mbledhja është aq e rëndomtë sa për të nuk ka asnjë lajm në mediat normale evropiane, përveç Facebook-ut të Berishës, ku triumfalizmi me të cilin ai paraqet një udhëtim rutinë nga Tirana në Valencia tregon gjithë stresin që atij i ka shkaktuar izolimi ndërkombëtar. Miliona shqiptarë janë më të lirë se Sali Berisha për të udhëtuar në Evropë, SHBA apo Britani të Madhe, por ai mendon se po çudit shqiptarët që ka shkuar në Valencia.

Dhe kjo nuk rrezatohet vetëm te udhëtimi, por te gjithë fushata e Berishës.

Shikoni gëzimin me të cilin përjetojnë lajmin për pagesën prej 6 milionë dollarësh për një studio lobimi, e cila autorizohet të lidhë një kontratë tetë-milionë dollarëshe me një avokat të Trump-it dhe të paguajë LaCivitën me një shumë ende të padeklaruar.

Për ta, lajmi më i madh është që dikush ka pranuar t’u marrë paratë – pasi deri tani kanë pasur hall që nuk ua merrte njeri lekët.

Tani kanë avancuar. Tani ua marrin lekët. Madje ua marrin shumë më tepër se sa u shërbejnë. Dhe ky është i vetmi lajm i gëzuar jo vetëm për Berishën, por edhe për shqiptarët.

Një familje që i ka shpëtuar drejtësisë, duke marrë miliarda në kurriz të shqiptarëve, për herë të parë po shpenzon paratë e vjedhura për t’u rehabilituar. E di që është shumë e shëmtuar që me lekë të vjedhura të heqësh njollën e hajdutit, por kur mendon që këta vetëm vidhnin dhe bënin sikur s’kishin bukë në darkë, ndihesh mirë që po detyrohen t’i nxjerrin lekët nga vrimat.

Dhe mbi të gjitha ndihesh edhe më mirë kur e kupton se si i ka gjymtuar izolimi ndërkombëtar, aq sa përpiqen të na kthejnë në ngjarje frustrimet e tyre nga izolimi, udhëtimin në avion, futjen në sallë apo tualet të huaj, apo gëzimin që dikush ka pranuar t’u marrë lekët. Ka qenë hall i madh dikur, kur as lekët nuk bënin punë.

Next Post
6 milionët e Berishës për heqjen e non grata-s, analisti tregon tre problemet e kësaj kontrate

6 milionët e Berishës për heqjen e non grata-s, analisti tregon tre problemet e kësaj kontrate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In