• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Frustrimi i komplekseve që shfaqet si primitivitet patriotik në stadium

by Ilir Demaliaj
25/03/2025 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Demalia

Ndeshja Shqipëri vs Andora më la një shije të hidhur nga tifozëria e shqiptarëve me fjalorin vulgar në drejtim të Presidentit të FSHF-se Armando Duka dhe me thirrjet “O Serbi ule kokën se Shqiperia ta q… motrën.

Grupimi TKZ Tifozat kuq e zi, protesta që shprehnin për Presidentin Duka, e kishin ngaqë: FSHF-ja u ka dhënë atyre gjithmone bileta ne grup. Aq sa kane kerkuar.

Tani FSHF ka vendosur qe te mos japin bileta në grupime. Por online sejcili ka të drejtë të blejë jo më shumë se 4 bileta. Praktikë kjo e njohur në të gjithë botën.

Vetëm për arsye të këtij grupimi Shqipëria ka paguar gjoba në cdo ndeshje. Se hedhin fishekzjarre. Hapin parrulla nacionaliste etj etj.

Presidenti Duka ka ngritur dinjitetin e futbollit shqiptar.

Mos të harrojmë se kur mori FSHF-në Armando Duka, zyrat e FSHF-se ishin një urinore ke karshija e Stadiumit Qemal Stafa. Sot kemi një nga federatat model në Europë.

Stadiumi ishte kthyer në një gërmadhë mbushur me mekanik, qoftexhi, zgërqe pijanecësh që vinte era hurdha, qepë, tavlla me bishta cigaresh dhe bërthoma ullinjsh.

Sot kemi një stadium dinjitoz me standarte europiane dhe një qender biznesi si në perëndim ku përditë është plot me rini.

Me drejtimin e Dukës shkuam dy herë ne Kampionatin Europian dhe do të shkojmë dhe në atë Botëror 2026 USA. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Thirrjet kundër Serbisë që nuk kishte kurrëfarë lidhje me ndeshjen, tregonin vetëm injorancë, banalitet dhe fodullëk patriotizmi primitiv ballkanik.

Në anën tjetër këta “patriotë” nuk kuptojnë që me thirje dhe veprime të çfaqura me urrejtje racore, nacionale etc, i kushtojnë konseguenca ekipit kombëtar. Si mund të quhen këta absurdë Kuq e Zi?!!

Gjithkush ka të drejtë të ketë kritika dhe vërejtje ndaj Dukës dhe kujtëdo. Por kjo me qytetari dhe etikë dhe jo vulgaritet dhe shtazëri që vjen nga shpellat e errëta të primitivitetit.

Sporti bashkon dhe krijon entuziazëm tek njerëzit.

Shprehjet e tifozerisë në stadium shpesh pasqyrojnë një mungesë të edukimit dhe kulturës sportive. Në vend që të inkurajohet skuadra, shumë shpesh fokusi zhvendoset te ofendimet personale, racizmi apo shprehjet vulgare. Kjo shkatërron imazhin e futbollit shqiptar dhe krijon një ambient të papërshtatshëm, sidomos për fëmijët dhe familjet që mund të duan të ndjekin ndeshjet.

Tifozët që lënë vendet bosh si formë proteste, por pa dhënë një qëllim të qartë, krijojnë një konfuzion. Nëse protesta është për një figurë si Armando Duka, atëherë mund të bëhet në forma më konstruktive. Stadiumi nuk duhet të përdoret për përçarje, por për mbështetje.

Patriotizmi duhet të jetë burim krenarie, por kur shndërrohet në vulgaritet dhe nxitje urrejtjeje ndaj kombeve të tjera (në këtë rast Serbisë), ai humb çdo vlerë. Ky lloj “patriotizmi primitiv” nuk kontribuon asgjë për imazhin e Shqipërisë dhe është një pasqyrë e keqe për ata që përfaqësojnë kombin në arenën ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe organizatorët e eventeve sportive duhet të luajnë një rol më aktiv në edukimin e tifozerisë dhe në krijimin e një klime që promovon respektin dhe ndershmërinë sportive. Gjithashtu, duhet të ketë masa më të forta për të parandaluar sjelljet e pahijshme.

Nëse ky debat shërben për të ngritur ndërgjegjen e publikut, atëherë mund të konsiderohet një hap drejt përmirësimit të kulturës sportive në Shqipëri. Megjithatë, për të arritur rezultate reale, duhet një përpjekje e koordinuar nga të gjitha palët: tifozeria, organizatorët, media dhe institucionet.

Next Post
Ishte shkarkuar nga KPK për probleme me pasurinë, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Ermira Dedja

Ishte shkarkuar nga KPK për probleme me pasurinë, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Ermira Dedja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pesë faktorët kryesorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës

Sa “vjeç” është zemra juaj? Si matet mosha biologjike e saj dhe si vlerësohet rreziku kardiak

December 7, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Drejtorët e ARRSH dhe KESH nën arrest shtëpie”, Rama: Nuk emërojmë dot të tjerë se Balluku është e pezulluar

December 7, 2025
Letra e parë e shtetit shqiptar, për korrupsion! Tare: Ja çfarë i kërkoi Myftiu, Ismail Qemalit

Letra e parë e shtetit shqiptar, për korrupsion! Tare: Ja çfarë i kërkoi Myftiu, Ismail Qemalit

December 7, 2025
Horror në Greqi! Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan, 50-vjeçarja futet në market për të shpëtuar

Horror në Greqi! Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan, 50-vjeçarja futet në market për të shpëtuar

December 7, 2025
“Tashmë është shumë vonë!”, Roland Bejko: Basha nuk bëri asgjë për 7 muaj, as detyrën e tij si kryetar

Bejko: Alimehmeti i frikësuar për karrierën. Berisha nuk pranon kundërshtarë!

December 7, 2025
Ndërhyrje, intriga dhe manipulime sekrete: 80 vite marrëdhënie mes SHBA-ve dhe Europës

Ndërhyrje, intriga dhe manipulime sekrete: 80 vite marrëdhënie mes SHBA-ve dhe Europës

December 7, 2025
Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 37-vjeçari në Berat

Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 37-vjeçari në Berat

December 7, 2025
Kthjellime dhe vranësira, reshje të lehta në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe vranësira, reshje të lehta në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot

December 7, 2025
Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In