Mark Frroku, deputeti Kristian Demokrat që ndodhet i izoluar në qelitë e burgut 302 në Tiranë për akuzën e vrasjes së një shqiptari në Belgjikë, i është drejtuar me një kërkesë drejtësisë belge, ku kërkon të marrë pjesë në perocesin penal që do zhvillohet në 19 tetor 2015 kundër tij në këtë shtet.
Kërkesa vjen në një kohë pas ezaurimit të të gjithë praktikës ligjore në Shqipëri, e cila i refuzoi deputetit Frroku pjesëmarjen e tij në procesin gjyqësor në Belgjikë.
Në kërkesën që pritet që të depozitohet këtë të enjte në sekretarinë e Gjykatës belge, deputeti Mark Frroku jep pëlqimin se kërkon të marrë pjesë në gjyqin që po zhvilohet kundër tij në Belgjikë, raporton Shqiptarja.com
Ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes në bashkëpunim të shqiptarit Aleksandër Kurti, në vitin 1999 në stacionin e trenit në Bruksel.









