Frroku: Më nxirrni nga burgu, po më rrezikohet mandati
Deputeti Mark Frroku me ndihmën e avokatit mbrojtës ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë. Trupi gjykues, ka caktuar ditën e premte si ditën kur do të shqyrtoj kërkesën e avokatit për ndryshimin e masës së “arrestit me burg” dhënë për akuzën e vrasjes në Belgjikë.
Nga ana tjetër, pritet që Këshilli i Mandateve të mblidhet dhe të bëj intepretimin Kushtetues, pasi deputeti Mark Frroku ka mbi 6 muaj që nuk paraqitet në Kuvend. Me datë 2 prill deputeti Frroku është arretsuar dhe me datë 2 tetor mbushi afatin 6 mujore.
Sipas Kushtetutese, një deputeti i mbaron mandati nëse për 6 muaj nuk paraqitet në Kuvend pa arsye. Mbetet për t’u parë, nëse Këshilli i Mandateve do të cilësoi arsye apo pa arsye mungesën e Frrokut për 6 muaj në Kuvend. Nëse i hiqet mandate, Mark Frroku do të hetohet dhe gjykohet më pas pranë Prokurorisë dhe Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet dhe jo Gjykatës së Lartë.









