Deputeti Mark Frroku është përballur sot me deputetin Tom Doshi, në derën e Gjykatës së Lartë në Tiranë. Përballja, sigurisht rastësore nuk e ka gjetur të ‘papërgatitur’, demokristianin që i dhuroi një përshendetje mikut të dikurshëm.
“Si je Tom Doshi!” e përshëndeti ai, por nuk mori asnjë përgjigje.
Frroku është paraqitur sot në Gykatë për seancën e radhës për ndryshimin e masës së sigurisë, kërkesë kjo e rrëzuar nga trupi gjykues.
Ndërkohë Doshi ka qenë në vijim të hetimeve per procesin me Spartak Brahon.
https://www.youtube.com/watch?v=mlw5c3I6Hdc









