• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Frikësohen serbët: Futja e Kosovës në INTERPOL çon në burg ish-ushtarakët tanë

by Java News
18/11/2018 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa më shumë që po afrohet dita e mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it në Serbi po shtohet frika nga anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të sigurisë.

Kjo për faktin se në listat e personave, ndaj të cilëve do të lëshohet urdhëratrrest nga INTERPOL-i, mund të hyjnë ish-ushtarakë, por edhe persona të tjerë nga strukturat ushtarako policore serbe, që morën pjesë në krimet ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Sipas gazetës beogradase “Blic” në qoftë se Kosova anëtarësohet në INTERPOL, në listën e personave ndaj të cilëve do të lëshojë urdhërarrest Kosova do të gjendet ish ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjenerali Lubisha Dikoviç.

Duke u thirrur në burime diplomatike nga Prishtina, gazeta serbe thotë se emri i gjeneralit Dikoviq është përmendur edhe më parë. Ai ngarkohet me përgjegjësi për krimet e kryera gjatë luftës në zonën e përgjegjësisë së Brigadës 37 të motorizuar, e cila atëherë ishte nën komandën e gjeneralit Dikoviq, përcjell Telegrafi.

Sipas dëshmive, në zonën e përgjegjësisë së Dikoviqit në dhjetë lokalitete, kryesisht në Drenicë, u vranë rreth 1,400 civilë shqiptarë dhe mijëra të tjerë u dëbuan me dhunë.

Për përfshirjen e tij në krime lufte në Kosovë dhe për operacionet për fshehjen e trupave më pas, Dikoviq kishte folur për mediat serbe, duke thënë se “i vjen keq për të gjitha viktimat e rëna gjatë luftimeve të vitit 1999”.

“Viktima të pafajshme kishte edhe në anën serbe edhe në anën shqiptare, por edhe në mesin e popullatës tjetër në territorin e Kosovës, por edhe në tërë territorin e Republikës Federative të Jugosllavisë.  Kanë ndodhur edhe krime, kurse ushtria dhe pjesëtarët e saj nuk i kanë fshehur ato, por për çdo krim që kanë pasur njohuri kanë iniciuar procedura adekuate ndaj kryerësve të veprave”, kishte thënë Dikoviq,

Sipas gazetës serbe, në listën e personave ndaj të cilëve do të ngritet urdhërarrest nga INTERPOL-i do të jenë edhe zyrtarë policorë të niveleve më të ulëta, por jo vetëm ata.

“Autoritetet e Prishtinës synojnë të ndjekin edhe civilët serbë, për të cilët pohojnë se kanë marrë pjesë në njësitë paraushtarake. Dyshohet se të paktën 50 serbë në këtë bazë mund të gjenden në listën e atyre që do të lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar…”, shkruan gazeta.

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mbahet në Dubai dhe fillon sot (18 nëntor) dhe do të zgjasë deri më  21 nëntor. Për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë do të vendoset të martën, më 20 nëntor. Paralelisht me mbajtjen e Asamblesë, Beogradi dhe Prishtina janë duke zhvilluar një ofensivë diplomatike./a.ç

Next Post
VIDEO/ Tifozi skocez puthje ‘të nxehtë’ gazetarit shqiptar në raportim live

VIDEO/ Tifozi skocez puthje 'të nxehtë' gazetarit shqiptar në raportim live

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In