• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Frikë për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, Irani: Izraeli i ka kaluar vijat e kuqe

by A R
29/10/2023 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Krimet e regjimit zionist i kanë kaluar vijat e kuqe.”

Ky është qëndrimi më i fundit i shprehur nga Presidenti iranian Ebrahim Raisi, në një postim në platformën X, ku ai thekson se vendi i tij nuk e merr seriozisht thirrjen e fundit të SHBA-ve drejtuar kombeve të tjera që të përmbahen nga përfshirja në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.

Raisi paralajmëroi se zhvillimet e fundit në dhe rreth Gazës “mund t’i detyrojnë të gjithë të ndërmarrin veprime”, duke lënë të hapur mundësinë e zgjerimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Ai vuri në dukje se SHBA-të ndërkohë që iu kërkojnë shteteve të tjera të përmbahen, vazhdojnë t’i japin mbështetje të gjerë Izraelit.

Qëndrimi i Presidentit iranian, vjen dy ditë pasi ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian paralajmëroi në një intervistë me Bloomberg TV se “gjakderdhja e vazhdueshme në Gaza do të bëjë që situata të dalë jashtë kontrollit në rajon”.

“Pala amerikane duhet të vendosë – a dëshiron vërtet të përshkallëzojë dhe intensifikojë luftën? Shfaqja e fronteve të reja kundër Izraelit është e pashmangshme”, tha kryedilpomati iranian.

Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të enjten, Amir-Abdollahian lëshoi paralajmërime të ngjashme, duke thënë se SHBA-të “nuk do të kurseheshin nga ky zjarr nëse gjenocidi i Izraelit kundër popullit palestinez vazhdon”.

Ky intensifikim i deklaratave të ashpra vjen në një kohë kur Presidenti i SHBA, Joe Biden, është zotuar se Amerika do të “qëndrojë përgjithmonë me Izraelin”, ndërsa Uashingtoni ka vendosur dy grupe aeroplanmbajtëse, skuadrilje avionësh luftarakë F-16, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe 900 trupa në Lindjen e Mesme.

/a.r

Next Post
Trembet Vuçiç, fton opozitën për bisedime: Dua të flas, por jo nën presion, shantazh dhe kërcënim

Vuçiç refuzon njohjen e Kosovës: Nuk mund të pranojë marrëveshje që favorizon Prishtinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

April 7, 2026
Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

April 7, 2026
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In