• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Frikë për grusht shteti në Rusi! Rebelohet kreu i Wagner, kërkon “kokën” e ministrit të Mbrojtjes

by A R
24/06/2023 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kulmin e kundërofensivës së Ukrainës kundër trupave të Vladimir Putin, Rusia duket se po shkon drejt një lufte civile, pasi shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin ka nisur një aksion për të rrëzuar nga pushteti kreun e Kremlinit.

Pasi mbrëmjen e djeshme Prigozhin i bëri thirrje ushtrisë për t’u rebeluar kundër komandës kryesore dhe ministrit të Mbrojtjes, gjatë natës revolta e tij, e cilësuar si një tentativë për grusht shteti nga Moska zyrtare ka avancuar.

Në pamjet që po qarkullojnë në Telegram, shihen burra të armatosur që marrin kontrollin e plotë të shtabit të policisë së Rostovit.

Ata shihen duke u ngjitur në selinë e policisë rajonale të qytetit, që i përkasin ministrisë së brendshme.

Reuters raporton se nuk ishte menjëherë e qartë se cilët ishin personat e armatosur. Agjencia e lajmeve ishte në gjendje të verifikonte vendndodhjen si godina e selisë së policisë, por jo të përcaktonte se kur ishte xhiruar video.

Ndërkohë, autoritetet në rajonet jugore të Rusisë janë vënë në alarm duke ndërmarrë masa për të garantuar sigurinë publike pasi Yevgeny Prigozhin tregoi se planifikonte të dërgonte njerëz në Moskë për të rrëzuar kupolën ushtarake të Putinit.

Rusia ndërkohë ka hapur një çështje penale kundër kreut të grupit mercenar Wagner për rebelim të dyshuar të armatosur, me masa të forta sigurie që po aplikohen në kryeqytet.

Yevgeny Prigozhin në fjalën e djeshme akuzoi ministrinë e Mbrojtjes se kishte shënjestruar trupat e veta në zonat e konfliktit në Ukrainë dhe se kanë urdhëruar një sulm me raketa në kampet fushore të Wagnerit duke vrarë një numër të madh të ushtarëve të tij.

Ai paralajmëroi se trupat e tij do të lëvizin për të ndëshkuar ministrin Sergei Shoigu dhe i kërkoi ushtrisë të mos bëjë rezistencë.

“Ky nuk është një rebelim i armatosur, por një marshim drejtësie“, tha Prigozhin.

Megjithatë, nuk ka asnjë provë deri më tani për ndonjë lëvizje apo marshim nga trupat e Wagner.

FSB sakaq u ka kërkuar luftëtarëve të Wagner që të mos zbatojnë urdhra kriminale dhe tradhtare me kërkesë të Prigozhin dhe në vend të kësaj, të ndërmarrin hapa për ta kapur atë.

Agjencitë lokale përcollën një deklaratë nga shërbimi i sigurisë, e cila tha se komentet e shefit mercenar përbëjnë një thirrje për të filluar konfliktin e armatosur civil në Rusi dhe janë një “thikë pas shpine” për ushtrinë e vendit.

Ministria ruse e mbrojtjes ka mohuar orkestrimin e një sulmi ndaj luftëtarëve të Wagner-it duke i përshkruar akuzat si “të pavërteta dhe një provokim informativ”.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, presidenti Vladimir Putin është vënë në dijeni për zhvillimet e fundit dhe “po merren masat e nevojshme”.

Siguria tani është forcuar në objektet kryesore në Moskë, ndërsa policia dhe Garda Kombëtare u përpoqën për të mbrojtur agjencitë qeveritare dhe infrastrukturën e transportit.

Putin po ashtu do të mbajë një fjalim televiziv së shpejti, për t’u drejtuar kombit.

/a.r

Next Post
Inter fiton derbin me Milanin, bind Thuram të vishet zikaltër

Inter fiton derbin me Milanin, bind Thuram të vishet zikaltër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In