• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Frikë nga SPAK? 20 deputetë tërhiqen nga rimbursimi i qirasë me paratë e Kuvendit! Përfitonin 350 USD në muaj me kontrata të dyshimta

by Java News
06/07/2021 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Ndodh edhe kështu. 20 deputetë kanë hequr dorë në mënyrë të befasishme nga pagesa mujore që merrnin nga Kuvendi i Shqipërisë, për të përballuar, sipas tyre, qiranë e banesës në Tiranë. Deri në mars 2021, 23 ligjvënës kanë marrë çdo muaj rreth 8 mijë USD nga Kuvendi, 35 mijë lekë secili, pasi kishin paraqitur nga një kontratë në Kuvend, duke deklaruar se jetonin me qira në Tiranë, duke përfituar kështu kompensimin e shpenzimeve të qirasë, në përputhje me ligjin.

“Shqiptarja.com” siguroi të gjitha kontratat e qirasë të paraqitura nga deputetë, por në këto dokumente reflektohej vetëm emri i deputetëve përfitues, pasi të çdo e dhënë tjetër ishte fshirë me pretendimin e mbrojtjes të të dhënave personale, duke bërë të pamundur identifikimin e banesës dhe qiradhënësit.

Kontratat dyshohen si fiktive nisur nga fakti se disa nga deputetët përftues, bazuar në deklaratat vjetore të pasurisë, kishin në pronësi dy deri në tre banesa, madje edhe në kryeqytet, biznese, magazina, makina luksoze si dhe të ardhura të majme mujore. Nga ana tjetër, tre nga deputetët përfitues, Kostaq Papa, Fatjona Dhimitri dhe Ervis Meço, të ardhur në Kuvend nga listat e PD, kanë deklaruar se kanë jetuar në Tiranë, para se të merrnin mandatin e deputetit, që do të thotë se banimi i pretenduar me qira në Tiranë nuk është diktuar nga mandati i përfaqësimit në Parlament.

Ndërkaq, nga dokumentacioni për përfitimin financiar të deputetëve, në muajt prill 2021, rezulton se asnjë nga 23 deputetët nuk e ka përfituar më pagesën prej 35 mijë lekësh për përballimin e qirasë. Gjatë muajit prill 2021, vetëm një deputetët ka përfituar rimbursimin e qerasë, konkretisht Ilirjan Pendavinji. Ndërkaq, gjatë muajit maj 2021, nga 23 ligjvënësit e tërhequr nga rimbursimi i qirasë në prill, katër ligjvënës kanë përfituar rimbursimin e qerasë. Ata janë Enada Kapllani, Edmond Leka, Edlira Bode dhe Selami Jenishehri.

Janë tërhequr nga rimburismi i qirasë deputetët: Adelina Rista, Antoneta Dhima, Xhevit Bushaj Fadil Nasufi, Fatmir Velaj, Luan Harusha, Vilma Bello, Dritan Bici, Senida Mesi, Ediola Braha, Arlind Çacani, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Fatjona Dhimitri, Eugen Bojaxhiu, Kostaq Papa, Ardit Konomi, Ervis Meço dhe Artemis Malo. Gjatë vitit 2020, ka përfituar para si qiraxhi edhe deputeti Nimet Musaj, i cili është tërhequr gjithashtu, duke e çuar numrin në 20.

Vendimi nr. 114/2014 për mënyrën e trajtimit të deputetëve parashikon që Kuvendi mbulon shpenzimet për strehimin në masën 35 000 lekë në muaj të deputetëve, të cilët nuk banojnë në rrethin e Tiranës. Këtë pikë të vendimit e kanë shfrytëzuar 24 deputetë, shumica e të cilëve dyshohet në mënyrë abuzive. Dyshimet thellohen në kushtet kur 20 prej deputetëve përfitues kanë hequr dorë nga ky privilegj në mënyrë të befasishme, në pikërisht në një kohë kur SPAK ka nisur të godasë abuzuesit me paratë publike në nivele të larta./shqiptarja.com

/m.j

Next Post
“Prindërit e Caroline e dinë sekretin e vrasësit”/ Hetuesit: Skenari që piloti mund të rrëzonte helikopterin

“Prindërit e Caroline e dinë sekretin e vrasësit”/ Hetuesit: Skenari që piloti mund të rrëzonte helikopterin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

December 29, 2025
Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

December 29, 2025
Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

December 29, 2025
“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

December 29, 2025
E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai binjak i Ema Andreas, ish-sportist i Dinamos dhe gazetar

E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai binjak i Ema Andreas, ish-sportist i Dinamos dhe gazetar

December 29, 2025
“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

December 29, 2025
“Drejtësia nuk ndërtohet..”/ Sadushi: SPAK sukses, por puna e Prokurorisë së zakonshme s’duhet të mbetet në hije! 

Sadushi kritik me “Drejtësinë e re”: Nuk mund të shprehem pozitivisht për çdo gjë që po ndodh…

December 29, 2025
Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me kasetën e matësve të energjisë

Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me kasetën e matësve të energjisë

December 29, 2025
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

December 29, 2025
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

“Fillim i ri, por pa stabilitet”, parashikimi i Horoskopit për 2026-ën: Viti i shenjave të guximshme!

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com