Qytetarët vijojnë të mbështesin protestuesit e dhunshëm në Rrugën e Kombit, të cilët u ndaluan dhe u transportuan në komisariatet e Tiranës.
Ata nuk ndalen dhe janë të pozicionuar në ambientet e jashtme të Drejtorisë së Policisë Tiranë, në shenjë solidarizimi me të ndaluarit, duke kërkuar lirimin e tyre.
Ndërkohë, autoritetet kanë përforcuar masat teksa bëhet e ditur se 6 komisariatet e Tiranës do të jenë në gatishmëri.
Të afërmit e të ndaluarve thonë se ata po mbahen padrejtësisht në paraburgim. Në mbështetje të protestuesve ishin edhe deputetë të opozitës, të cilët thonë se procedura e ndjekur për shoqërimin e 23 qytetarëve është në shkelje të ligjit.
a.ç