Kapiteneria e Vlorës ka marrë vendimin për pezullimin e lundrimit detar për 3 ditët e ardhshme.
Duke filluar nga dita e nesërme u lajmërua nga Emergjencat Civile që do të ketë reshje të shumta shiu të cilat nuk do të pushojmë deri më datën 4 dhjetor. Paralajmërohet që në shumë zona do të ketë përmbytje dhe moti do të vështirësojë kësisoj edhe situatën nëpër portet e vendit.
Kësisoj, në portin e Vlorës janë marrë masat që këtë të mërkurë për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. /b.d