• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Frikë nga humbja e vendit të punës? Ja si renditet Shqipëria në krahasim me vendet e tjera të Europës

by Java News
22/08/2018 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

28% e shqiptarëve, janë përgjigjur se ka gjasa se mund të humbasin venin e tyre të punës në gjashtë muajt e ardhshëm. Pyetjes së Anketës së Cilësisë së Jetës, të kryer nga Komisioni Europian se “Sa gjasa ka që të humbisni vendin e punës në gjashtë muajt e ardhshëm?” ka marrë përqindjet më të larta në Shqipëri dhe më pas në Turqi, me 23%.

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, Gjermania(shtet ku sindikatta janë shumë të forta) dhe Malta janë shtetet, ku përqindja e të anketuarve të cilat kanë thënë se kanë gjasa që të humbasin vendin e punës është më e ulëta, vetëm 5%. Ndërsa ndër vendet anëtare të BE-së që kanë përqindjen më të lartë të njerëzve që kanë frikë se në gjashtë muajt e ardhshëm mund të humbasin vendin e punës është Greqia me 17%. Më pas renditet Lituania dhe Qipro me 16%, si dhe Estonia me Letoninë me 15% secila.

Vendet kandidate për t’u anëtarësuar kanë përqindje më të lartë të të anketuarve që janë shprehur të pasigurte për punën e tyre. Maqedonia dhe Serbia, renditet ndër pas Shqipërisë dhe Turqisë për përqindjen më të lartë të të anketuarve që janë përgjigjur që ka gjasa që ta humbasin vendin e punës në gjashtë muajt e ardhshëm. Në të dy këto vende rreth 17% e të anketuarve janë shprehur të pasigurt, njëjtë si në Greqi. Përqindjen më të ulët në rajon e ka Mali i Zi, ku vetëm 14% e të anketuarve janë shprehur se ka gjasa se mund ta humbasin vendin e punës.

Më të pasigurtët, të rinjtë dhe ata që janë në prag të daljes në pension

Për të rinjtë shqiptarë të moshës 25-34 vjeç, pasiguria se mund të humbasin vendet e punës është e lartë. Rreth 28% e shqiptarëve të kësa grupmoshe të anketuar nga Komisioni Europian janë shprehur se kanë gjasa që ta humbasin vendin e punës, përqindja më e lartë në krahasim me të gjithë vendet e tjera anëtare të BE-së dhe atyre kandidate.

Por, edhe pse vitet e gjata dhe eksperienca në punë duhet t’iu falë një lloj sigurie individëve në prag të moshës së pensionit, në Shqipëri edhe ata janë shprehur të pasigurt. Shqiptarët e moshës 50-64 vjeç janë më të pasigurtët në të gjithë Europën. Sipas të dhënave të Anketës së Cilësisë se Jetës, rreth 26% e të anketuarve të kësaj grup moshe janë shprehur se ka gjasa që ta humbasin punën në gjashtë muajt në vijim.

Raporti “Cilësia e jetës- publikimi i të dhënave për të nxitur politika më të mira”, është hartuar nga Komisioni Europian dhe në të për herë të parë janë përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Raporti i studimit tregon rezultatet në tre fusha kryesore: cilësia e jetës, cilësia e shoqërisë dhe cilësia e shërbimeve publike.

Anketa Evropiane e Cilësisë së Jetës është një studim unik pan-evropian që shqyrton kushtet e jetës së qytetarëve evropian në lidhje me mirëqenien individuale dhe cilësinë e shoqërisë dhe shërbimeve publike. Ai përfshin tema të tilla si shëndetësia, strehimi, ekuilibri i familjes dhe i punës dhe i jetës, si dhe besimi, pjesëmarrja në shoqëri, përjashtimi social dhe tensionet shoqërore. /Monitor

ma.me

Next Post
Tronditet “Serie A”, publikohet telefonata ku Lotitto i hakërrehet Inzaghit pas humbjes me Napolin

Tronditet "Serie A", publikohet telefonata ku Lotitto i hakërrehet Inzaghit pas humbjes me Napolin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

February 25, 2026
Kush duhet të jetë president i Kosovës?

Kush duhet të jetë president i Kosovës?

February 25, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

February 25, 2026
Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

February 25, 2026

Socialistët ‘vulosin’ nesër fatin e Ballukut, zbardhet agjenda e mbledhjes së grupit të PS

February 25, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

“Sot e paguan me 5%, më vonë me 15%”, eksperti flet për ndryshimin e rivlerësimit të pasurisë

February 25, 2026
Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

February 25, 2026
CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

February 25, 2026
Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

February 25, 2026
Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In