• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Frikë nga Erdogan, diplomatët nga Turqia kërkojnë azil në Gjermani

by Java News
03/04/2018 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth një mijë diplomatë dhe nëpunës civilë nga Turqia janë midis 15,654 personave që kanë kërkuar azil në Gjermani, që nga grushti i dështuar i shtetit në vitin 2016.

Enti Federal Gjerman për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) njofton se nga viti 2016 deri në fillim të marsit 2018 në Gjermani kishin kërkuar azil 288 nënshtetas turq me pasaporta diplomatike dhe 771 me pasaporta “jeshile” (pasaporta shërbimi)
Në këto shifra përfshihen edhe fëmijët e azilkërkuesve, njoftoi BAMF-i. Ndërkaq po sipas BAMF-it në këto shifra nuk përfshihen ushtarët turq që kanë dezertuar, janë arratisur dhe kanë kërkuar azil në Gjermani.

Pas përpjekjes për grusht shteti të korrikut 2016, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pezulloi ose shkarkoi nga detyra rreth 150,000 nëpunës civilë dhe burgosi rreth 50,000 vetë, nën akuzën janë pasues të predikuesit, Fethulah Gülen, të cilin ai e bën edhe përgjegjës për grushtin e dështuar të shtetit.

Prandaj Ankaraja kërkon kthimin e tyre në Turqi si dhe që Evropa të kthejë gjithashtu azilkërkuesit turq për të cilët dyshohet se janë të lidhur me militantët kurdë.

turqit ne gjermani

Rriten kërkesat e shtetasve turq për azil
Numri i turqve që kanë kërkuar azil në Gjermani që nga viti 2016 ka arritur në 15.654 vetë. Vitin e kaluar kërkesë për azil bënë rreth 8,500 qytetarë turq, kurse në vitin 2016 kjo shifër ishte 5,700 vetë. Deri në fund të shkurtit të këtij viti kërkesë për azil kanë bërë më tepër se 1,400 qytetarë turq.

Numri i kërkesave të aprovuara u rrit gjatë vitit 2017 nga tetë në 28 përqind, kurse deri në mars 2018 u rrit me 42 përqind të kërkesave të atyre që kërkojnë qëndrim në Gjermani, tha BAMF-i.

Frikë nga spiunimet
43-vjeçari Murat T, avokat turk që u arratis nga Turqia pasi kishte qenë gjashtë muaj në paraburgimin turk, tha për agjencinë gjermane të lajmeve DPA se ai dhe e shoqja e shmangin “komunitetin turk, që jeton prej vitesh këtu [në Gjermani], se nuk janë të sigurtë se nëse mund të ndeshemi me dikë që na spiunon tek qeveria [turke].”

Avokati turk tha se supozon se disa nga tre milionë turqit që jetojnë në Gjermani, janë të manipuluar nga mediat turke dhe “ata duket se besojnë çdo fjalë të Erdoganit”. Edhe një sipërmarrëse turke, Selina, 40-vjeç, tha për DPA, se ka frikë nga spiunimi. Sipas saj në Turqi atë dhe familjen e saj e kishin spiunuar disa miq të vjetër të cilët e kishin denoncuar si mbështetës të Gülenit. /DW/

a.ç

Next Post
Haradinaj ‘i tregon vendin’ Erdoganit: Nuk të lejoj të përzihesh në punët tona!

Haradinaj ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Erdoganin: Askush nuk fut hundët në punët tona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In