• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Frikë nga arratisja gjatë Botërorit, burgjet shqiptare në alarm

by A R
17/06/2018 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evenimentet futbollistike, shihen si një mundësi e artë nga të dënuarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për të planifikuar arratisjen nga qelitë. Kjo për faktin se vigjilenca e policisë është e ulët, pasi të gjithë ngujohen pas ekranit për të ndjekur ndeshjet.

Me qëllim shmangien e ngjarjeve të tilla, kur Kampionati botëror “Rusi” 2018, sapo ka çelur siparin, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka hartuar një plan të detajuar masash. Dokumenti mban datën 13 qershor, një ditë përpara nisjes së kampionatit dhe është hartuar nga kreu i policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani. Plani i masave ka si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në 23 burgjet dhe paraburgimet në vend, gjatë zhvillimit të evenimentit futbollistik.

Në dokumentin që disponon News 24, thuhet se “gjatë periudhës së kampionatit të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme për gjendjen e elementëve të sigurisë dhe kryerjen e shërbimit nga ana e punonjësve të policisë”. Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani instrukton vartësit të marrin masa të vazhdueshme për mbajtjen në gatishmëri të mjeteve e sistemeve për mbrojtjen nga zjarri, duke u punuar detyrat në çdo instruktazh”. Të gjitha strukturat në burgjeve e paraburgime orientohen të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, e veçanërisht me sektorin e policisë, për të hartuar listën e personave në konflikte, si dhe ata me rrisk të lartë arratisje.

Sipas këtij plani, “në rastet e prishjes së rendit, me qëllim rivendosjen e tij, forcat e policisë, duhet të qëndrojnë në gatishmëri të plotë, me qëllim normalizimin e situatave, sipas nevojave, ndërsa duhet kërkuar bashkëpunim me policinë e shtetit”. Në vijim, sektorit të Informimit i kërkohet të qëndrojë në gatishmëri, për transmetimin në kohë të urdhrave apo udhëzimeve nga drejtoria në IEVP apo anasjelltas. Përgjatë 30 ditëve të kampionatit, urdhërohet sektori i Komunikimit, dhe monitorimit elektronik në drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, të marrë të gjitha masat për të siguruar komunikim të pandërprerë me radio dhe telefon me drejtorinë e policisë si dhe të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit. Në përfundim, kreu i policisë së burgjeve orienton drejtuesit e IEVP, të informojnë me shkrim drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, për masat e marra për sigurimin e rendit e qetësisë në të gjitha institucionet, sikurse parashikohet në planin e hartuar. /balkanweb/b.d

Next Post
Gjiknuri përsërit kërcënimet e Ramës për drejtorët: Largoheni nëse nuk u përgjigjeni qytetarëve

Tiranë-Dibër, 69 kilometra. Gjiknuri: Ja se kur është gati Rruga e Arbërit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In