Frikë për zbehje të vëmendjes nga Shtetet e Bashkuara ka ngjallur në Kosovë triumfi i Donald Trumpit në garën për Shtëpinë e Bardhë. Kjo, edhe për shkak të “ndërhyrjes” në garë nga lidershipi kosovar, shkruan Koha Ditore.
Zyrtarë shtetërorë, përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kanë qenë të pozicionuar pro kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton.
Në disa adresime publike, Thaçi ka thënë për Trumpin të mos jetë as kandidat republikan.
Fitoren e mundshme të tij e kishte parë si regres për demokracinë më të madhe të botës, të cilën Kosova e ka aleat strategjik.
Por Thaçi e ka uruar menjëherë miliarderin Trump, të cilit presidenti Barack Obama do t’ia dorëzojë detyrën në janar. (b.an)