• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Frikë, ndjenjë përjashtimi, tallje dhe kërcënime me fjalë vulgare… Punëtorët nga Nepali nën presion dhe pasiguri në Serbi!

by Os De
20/12/2025 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frikë, ndjenjë përjashtimi, tallje dhe kërcënime me fjalë vulgare… Këto janë bërë pjesë e përditshmërisë së një grupi punëtorësh nga Nepali, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë në Kragujevc. Rreth dhjetë prej tyre jetojnë në një shtëpi shumëkatëshe në njërën nga lagjet e këtij qyteti në Serbinë qendrore.

Ata mbërritën atje në mesin e nëntorit për të punuar, si shumë të tjerë nga vendet aziatike dhe afrikane, dhe kryesisht angazhohen në ndërmarrje komunale, fabrika dhe kantiere ndërtimi të kompanive private.

Por, shumë shpejt, u përballën me protesta të një pjese të banorëve lokalë para shtëpisë ku banojnë, me thirrje fyese si: “Kthehuni në Nepal”.

“Nuk ndihemi të sigurt, por besojmë se gjithçka do të shkojë mirë”, thotë Binay Kumar Jha për Radion Evropa e Lirë, teksa qëndron pranë bashkëkombësve të tij.

Punëtorë nga Nepali përpara shtëpisë së marrë me qira në Kragujevc, 13 dhjetor 2025.
Punëtorë nga Nepali përpara shtëpisë së marrë me qira në Kragujevc, 13 dhjetor 2025.

Ata pranuan të tregojnë anën e tyre të historisë për Radion Evropa e Lirë, megjithëse në fillim ishin të rezervuar.

Kumar Jha shpjegon se frikësohen për sigurinë e tyre dhe se gjatë protestave përpara shtëpisë nuk guxonin të dilnin jashtë.

Në bisedë, me një buzëqeshje, i bashkohet edhe Saroj Khadka, duke thënë se nuk duan t’i dëmtojnë njerëzit dhe nuk duan t’i lëndojnë ata.

Ai thotë se janë shumë të frikësuar, pasi në protestën përpara shtëpisë së tyre në fillim të dhjetorit, kishte shumë njerëz, që herë pas here shikonin nga dritarja.

“Ne vetëm duam të jemi të sigurt dhe të mund të punojmë. Kaq. Nuk presim asgjë nga të tjerët, vetëm të jemi të sigurt. Askush në botë nuk duhet të ndihet kështu. Të gjithë duhet të jemi të barabartë”, thotë Khadka.

Punëtorë nga Nepali në Kragujevc, 13 dhjetor 2025.
Punëtorë nga Nepali në Kragujevc, 13 dhjetor 2025.

Ai shton se para se të arrinte në Serbi, kishte kërkuar informacione për Kragujevcin në internet dhe kishte lexuar se ishte një nga qytetet më të sigurta. “Besova se po vij në një qytet të sigurt”, thotë Khadka.

“Nuk i kemi bërë dëm askujt”

Mithlesh Mishra, gjithashtu nga Nepali, thotë se njerëzit u drejtohen me gjeste të turpshme dhe se nuk e kupton përse disa individë janë kundër tyre, kur ata nuk i kanë bërë dëm askujt.

“Ne jemi këtu për të punuar, ligjërisht. Në shtëpi, në Nepal, kemi familjet dhe fëmijët tanë. Nuk kemi ardhur këtu për të bërë diçka të paligjshme”, thotë ai.

Khadka, Mishra dhe Binay Kumar Jha thonë se nuk u tregojnë familjeve të tyre në Nepal për atë që po kalojnë, për të mos i shqetësuar, ndërsa të tjerët tundin kokën ose shikojnë në tokë.

Punëtorë nga Nepali në Kragujevc, 13 dhjetor 2025.
Punëtorë nga Nepali në Kragujevc, 13 dhjetor 2025.

Para protestave kundër punëtorëve të huaj, në Kragujevc kishte pakënaqësi dhe gjuhë urrejtjeje në rrjetet sociale. Më pas, gjatë protestave, disa banorë kërkuan që ata të largoheshin nga qyteti.

Më 7 dhjetor, në protestë morën pjesë edhe anëtarë të grupit ultra-djathtist “Patrulla Kombëtare” nga Beogradi.

A ka akuza të bazuara?

Të nxitur nga teori konspirative për të ashtuquajturin “zëvendësim i popullsisë”, disa banorë të Kragujevcit pretendojnë se punëtorët e huaj po ua rrezikojnë sigurinë dhe vendet e punës.

Aleksandri dhe Marija thonë për Radion Evropa e Lirë se “kanë dëgjuar” se punëtorët e huaj shqetësojnë fëmijë, vajza dhe gra dhe se ata nuk ndihen të sigurt të jetojnë pranë tyre.

Të pyetur nëse ekzistojnë prova konkrete për këto pretendime, ata thonë ‘jo’, por, megjithatë, mbeten në qëndrimin se punëtorët e huaj nuk duhet të jetojnë në qytetin e tyre.

Ndryshe mendon Tatjana, e cila i cilëson si racizëm këto akuza dhe thirrje kundër punëtorëve të huaj.

“Ata nuk i kanë bërë askujt asgjë të keqe. Janë të qetë dhe merren me punën e tyre”, thotë ajo, duke shtuar se po planifikon të nisë një peticion për mbrojtjen e punëtorëve të huaj.

Zëvendëskryetari i Komunës së Kragujevcit, Marko Jankoviq, i tha Radios Evropa e Lirë javën e kaluar se pretendimet për gjoja rrezikim të popullatës lokale, nuk qëndrojnë.

Sipas tij, të gjithë shtetasit e huaj janë të angazhuar në punë, në përputhje me ligjet e Serbisë.

Më 11 dhjetor, edhe Policia e Serbisë u bëri thirrje mediave dhe përdoruesve të rrjeteve sociale që të mos publikojnë informacione të pasakta dhe të paverifikuara, pasi, sipas saj, ato rrezikojnë sigurinë e shtetasve të huaj.

Saroj Khadka nga Nepali thotë se policia në Kragujevc kujdeset për sigurinë e tyre aq sa është e mundur, por se ata përballen çdo ditë me situata të pakëndshme.

“Dje [më 12 dhjetor], dy vajza na tallën në autobus… Njerëzit zakonisht na shikojnë me ngulm – gjë që është e pakëndshme. Ne nuk duam t’i bëjmë keq askujt. Zakonisht shkojmë në punë në grupe prej pesë ose gjashtë personash dhe përpiqemi të mos biem në sy, të flasim vetëm mes vete dhe të mos shqetësojmë askënd”, thotë ai.

Duke buzëqeshur, shton se ndonjëherë ndihen “sikur të ishin të mallkuar”.

Binay Kumar Jha nga Nepali në Kragujevc, 13 dhjetor 2025.
Binay Kumar Jha nga Nepali në Kragujevc, 13 dhjetor 2025.

“Ka dhe kolegë të mirë”

Khadka thekson se jo të gjitha përvojat e tyre në Kragujevc janë të njëjta dhe negative, pasi ka edhe raste pozitive, kur banorët lokalë tregohen të sjellshëm ndaj tyre dhe përpiqen t’i ndihmojnë.

“Kam kolegë të mirë, sillen me ne si me miq”, thotë ai.

Punëtorë nga Nepali në një shtëpi të marrë me qira në Kragujevc, 13 dhjetor 2025.
Punëtorë nga Nepali në një shtëpi të marrë me qira në Kragujevc, 13 dhjetor 2025.

Punëtorë nga Nepali në një shtëpi të marrë me qira në Kragujevc, 13 dhjetor 2025.

Khadka beson, gjithashtu, se barriera gjuhësore kontribuon në mosbesimin e një pjese të banorëve të Kragujevcit dhe shton se ai dhe shokët e tij do të bëjnë çmos për ta mësuar gjuhën serbe.

Më 9 dhjetor, nisma joformale qytetare dhe akademike “Universiteti i Lirë i Kragujevcit” shprehu shqetësim për, siç u shpreh, “shfaqjet gjithnjë e më të shpeshta të ksenofobisë në shoqëri dhe në komunitetin lokal”.

“Ne dënojmë çdo përpjekje për kriminalizimin dhe demonizimin e shtetasve të huaj, si dhe keqpërdorimin e frikës sociale dhe ekonomike për të nxitur mosdurim”, thuhet në reagim.

Protestat kundër punëtorëve të huaj i dënoi edhe Lëvizja opozitare e Qytetarëve të Lirë në Serbi, duke theksuar se policia është dashur ta ndalojë tubimin e 7 dhjetorit në Kragujevc, pasi ai, sipas saj, i kishte të gjitha elementet e veprës penale të “nxitjes së urrejtjes” dhe “mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”./REL

Next Post
Të përfshirë në trafik droge, tre persona ekstradohen nga Tirana në Romë

(EMRI) Arrestohet në Serbi autorja e grabitjes me dhunë 4 vjet më parë në Tropojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harta e ndarjes së aksionit për paqen në Gaza/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

Harta e ndarjes së aksionit për paqen në Gaza/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

February 21, 2026
Berisha, thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave: BE nuk duhet ta pranojë modelin e Ramës

Berisha, thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave: BE nuk duhet ta pranojë modelin e Ramës

February 21, 2026
Rruga Maliq–Gramsh pëson plasaritje të thella, rrezik për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks

Rruga Maliq–Gramsh pëson plasaritje të thella, rrezik për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks

February 21, 2026
Tre shqiptarë e dy grekë arrestohen për tregti kokaine në Rodos, iu sekuestruan edhe mbi 300 mijë euro

Tre shqiptarë e dy grekë arrestohen për tregti kokaine në Rodos, iu sekuestruan edhe mbi 300 mijë euro

February 21, 2026
I parkoi makinën para banesës/ Zbardhet shkaku i vrasjes me thikë të 47-vjeçarit në Kavajë (Emri)

I parkoi makinën para banesës/ Zbardhet shkaku i vrasjes me thikë të 47-vjeçarit në Kavajë (Emri)

February 21, 2026
Çlirimi i hapësirave publike pranë shkollave garaton sigurinë e nxënësve/ Rama publikon pamje nga ndërhyrjet në Shkodër

Çlirimi i hapësirave publike pranë shkollave garaton sigurinë e nxënësve/ Rama publikon pamje nga ndërhyrjet në Shkodër

February 21, 2026
“Çështjet e nxehta”/ Ylli Manjani: Gjyqtarët po shantazhohen me materialet e SPAK, ky është krim i organizuar

“Çështjet e nxehta”/ Ylli Manjani: Gjyqtarët po shantazhohen me materialet e SPAK, ky është krim i organizuar

February 21, 2026
Mbyllet beteja ligjore, Kylian Mbappe fiton ndaj Paris Saint-Germain! Sa do të arkëtojë sulmuesi

Mbyllet beteja ligjore, Kylian Mbappe fiton ndaj Paris Saint-Germain! Sa do të arkëtojë sulmuesi

February 21, 2026
Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

February 21, 2026
Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In