• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Frikacak, nuk more hak për djalin e dajës’, detaji banal që shkaktoi atentatin tek ‘Komuna e Parisit’

by Java News
07/08/2017 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës vendosi ditën e hënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Dejvis Rustemajn, i akuzuar si autori i plagosjes së Mariglen Hoxhës pranë “Komunës së Parisit”, në Tiranë.

Të njëjtën masë sigurise gjykata vendosi edhe për tre bashkëpunëtorët e Rustemajt: Klajdi Kodra, Igler Qose dhe Ardit Xheferri. Ndonëse gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Tiranës të arrestuarit nuk dhanë shumë shpjegime, hetimi paraprak ka zbuluar se shkak i kësaj ngjarjeje kanë qenë debatet mes të plagosurit dhe autorit për vrasjen e djalit të dajës së Mariglenit.

Në lidhje me këtë ngjarje, mësohet se të arrestuarit, Rustemaj, Kodra, Qose dhe Xheferri, të cilët kishin njohje të mëparshme me Mariglen Hoxhën, e kanë akuzuar atë se nuk kishte reaguar si duhet për vrasjen e djalit të dajës së tij. Kaq ka mjaftuar që një natë para ngjarjes, të akuzuarit janë përleshur fizikisht në sheshin “Nënë Tereza” me Mariglenin dhe konflikti ka vijuar edhe një ditë më pas, teksa e kanë plagosur pranë një kryqëzimi te “Komuna e Parisit”, shkruan TCH.

Katër të akuzuarit kanë deklaruar se nuk po e ndiqnin Mariglenin dhe se përballja në kryqëzim ka qenë e rastësishme. Ndaj tyre janë ngritur akuzat e “vrasjes së mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “përkrahje e autorit të krimit”.

a.ç

Next Post
Përplasi me karrocën me kalë 55-vjeçaren, pranga të riut në Korçë

Aksidentoi për vdekje të moshuarin, prangoset 27-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu/ I mori para klientit për të ndikuar tek drejtësia

GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu/ I mori para klientit për të ndikuar tek drejtësia

January 16, 2026
“Do kursej miliona euro”, Sejdarasi i kthehet Këlliçit: Po na ndërpreve fjalën tani që je kandidat, imagjino si kryetar

Flet për lëvizjen Salianji, Belind Këlliçi: Unë e mbështes mendimin ndryshe, por ka ca rregulla…

January 16, 2026
Franca paralajmëron SHBA-të: Çdo tentativë për marrjen e Groenlandës rrezikon marrëdhëniet tregtare me BE-në

Franca paralajmëron SHBA-të: Çdo tentativë për marrjen e Groenlandës rrezikon marrëdhëniet tregtare me BE-në

January 16, 2026
Arratisja e Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit, në arrest shtëpie mjekja! Ushtari i Çopjave nuk u vizitua në spital, doktori ishte..

Arratisja e Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit, në arrest shtëpie mjekja! Ushtari i Çopjave nuk u vizitua në spital, doktori ishte..

January 16, 2026
Letër e Hapur: 10 teza për arsimin e lartë

Letër e Hapur: 10 teza për arsimin e lartë

January 16, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

“Opozita e destinuar të prishë punët me BE”/ Çupi: PS, ‘tërmet’ angazhimi për mbylljen e negociatave

January 16, 2026
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

A është emëruar Inspektor i Përgjithshëm nga Rama, reagon Dash Sula: S’kam marrë asnjë ofertë apo telefonatë

January 16, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i burgut të Durrësit

January 16, 2026
“Do i djeg me benzinë familjarisht”/ Pas paralajmërimit për autorët e dyshuar të vrasjes së djalit, procedohet babai i Martin Çeços

“Do i djeg me benzinë familjarisht”/ Pas paralajmërimit për autorët e dyshuar të vrasjes së djalit, procedohet babai i Martin Çeços

January 16, 2026
Balla rikthen “21 janarin” në vëmendje, ‘test’ për respektimin e parimeve të Gjykatës së Strasburgut

Balla rikthen “21 janarin” në vëmendje, ‘test’ për respektimin e parimeve të Gjykatës së Strasburgut

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In